• |
ide | kryesore

Qelia “Vip” ku po “strehohet” Kelmend Balili

Lajme, Të fundit



Vendimi i një dite më parë marrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda e detyron tashmë Kelmend Balilin të ndërrojë dhe të ketë një “shtëpi” të re, siç janë qelitë e paraburgimit në burgun 302 këtu në Tiranë.
Aty ku mbahen edhe eksponentë të tjerë të botës së krimit, si Dritan Dajti, Ervis Martinaj, apo Izet Haxhia.

E pavarësisht bujës së madhe, “Eskobari i Ballkanit” ka vendosur që qelinë e tij ta ndajë me të tjerët…

Marrëveshjet për Kelemend Balilin duken se nuk kanë të sosur. Pas asaj me policinë e shtetit për t’u dorëzuar pas dy vitesh në arrati, Balili ka vendosur të bëjë një marrëveshje me Prokurorinë.

E nëse ai do të pranojë të jetë bashkëpunëtor i akuzës, duke plotësuar çdo kriter që përmban kjo marrëveshje, atëhere automatikisht, sipas ligjit, ai përfiton ulje të dënimit, si dhe pafajësi./a2

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *