• |
ide | kryesore

Reperi sulmon Mozzik: Gruan e ke falë On Record (Video)

Paparazzi, Slider



Reperi më i ri i “On Records”, Read, publikisht ka bërë deklarata të ashpra fillimisht ndaj dy vëllezërve Mozzik dhe Getinjo, e në vijim pjesë të bisedës ka bërë edhe Loredanën, bashkëshorten e Mozzik.

Në emisionin “Sevenbizz” ai i ka quajtur mosmirënjohës dhe njerëz të këqij dy vëllezërit, të cilët sipas tij nuk kanë vlerësuar asgjë që “On Records” ka bërë për ta.

“Ata janë mosmirënjohësa, ata janë shumë të këqij! Çfarë ka bërë Mehmet Elshani për ta, e mënyra sesi kanë ikur ata, është për të ardhur shumë keq! Gjithçka që ata sot kanë, e kanë falë ‘On Records-ave’. Edhe gruan e ka falë Metit, falë famës që ja ka dhënë Meti! Është diçka që dihet”, ka rrëfyer Read.

Mozzik është partneri në karrierë dhe në jetë i Loredanës. Aktualisht jetojnë në Zvicër dhe pak javë më parë janë bërë prindër të një bukuroshjeje me emrin Hana!

Ata u larguan nga shtëpia diskografike “On Records”rreth një vit më parë, për arsye ende të panjohura.

Largimi i bujshëm erdhi pak kohë pasi Mozzik deklaroi se në nisje të karrierës kishte pasur vetëm 2 euro në xhep dhe se i ishte tepër mirënjohës kompanisë dhe menaxherit Met Elshani që kishte investuar tek ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *