• |
ide | kryesore

Rezultat historik në Francë: 9-0 e PSG ndaj Guingamp fitorja më e madhe e të gjitha kohërave

Sport



Guingamp kishte shkruar një pjesë historie duke eleminuar Psg në Kupës e Ligës, por tani kuqezinjtë janë futur plotësisht në histori, madje në librat e rekordeve, por në anën negative, duke u dërrmuar në Parc de Prince për 9-0.

Ditë feste për PSG dhe tredhëmbëshin e Tuchel: Cavani shënoi tre gola në 20 minuta në pjeën e dytë, Mbappe ndoqi gjurmët e Matador, ndërsa Neymar shënoi dy gola dhe një asist, përpara se Meunier të kompletojë listën e golashënuesve.

Që parisienët nuk kishin rivalë në Ligue 1 kjo dihej prej kohësh, por një goleadë të tillë skuadra e Tuchel nuk e kishte shënuar kurrë. Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë e ndoshta po ti kishte bërë llogaritë Guingamp nuk do kishte dashur ta zgjonte luanin që flinte, duke e nxjerrë nga Kupa. PSG mbërrin në kuotën e 53 pikëve, 13 më shumë se Lille, në vendin e dytë më 40 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *