• |
ide | kryesore

Salah, dygolësh për Liverpool dhe përcmim nga tifozët: ‘Je patetik’

Sport



Liverpool e fitoi ndeshjen kundër Crystal Palace, por më shumë se për ndeshjen po flitet për Mohamed Salah. Egjiptiani bind gjithnjë tifozët e Liverpool, por neutralët dhe ata kundërshtarë kanë tjetër mendim për sulmuesin, jo përsa i përket cilësive, por si … simulues.

Në rastin e Salah, është e lehtë që një lojtar i shpejtë të zbilancohet nga një mbrojtës gjatë kontrastit të lojës. Sigurisht ajo që ndodhi mes ish-mbrojtësit të Liverpool Mamadou Sakho e fenomenit egjiptian është një kontakt vërtetë i lehtë, por Topi i Artë afrikan e ka lëshuar veten e pavarësisht se nuk është dhënë 11 metërsh, kundërshtarët nuk e kanë marrë mirë veprimin e tij. E sipas asaj që raporton The Sun, as Kevin Kilbane, ish-mbrojtësi i majtë irlandez i Neëcastle në rolin e opinionistit: “Èshtë patetik. Nuk duam ti shohim këto gjëra nga asnjë lojtar”.

Është e vërtetë që Klopp, pas ndeshjes kundër Newcastle në të cilën Salah u kritikua për të njëjtin motiv, kishte thënë se për sa kohë arbitri fërshëllen një faull nuk ka nevojë që lojtarët të gjakosen. Por sipas opinionit të tifozëve Salah po e ekzagjeron dhe është më mirë të vazhdojë të luajë futboll: ky është mesazhi që shumë prej tyre i dërgojnë Salah.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *