• |
ide | kryesore

Shisnin mallra pa faturë, dy të arrestuar në Lezhë

Lajme, Të fundit



Dy persona që tregtonin artikuj pa faturë e dokumente kanë rënë në prangat e policisë në Lezhë.

Gjatë operacionit “Fake grains” u arrestuan shtetasit me iniciale A.N., 50 vjeç, dhe E.B., 34 vjeç, banues në Tiranë

Të arrestuarit u kapën në mjetin e tyre me një sasi artikujsh për t’i tregëtuar në lokalet e qytetit të Lezhës.

Policia raporton se artikujt industrialë tregtoheshin pa faturë e dokumente, si edhe me vula e stampa të falsifikuara.

Realizimi i operacionit u bë i mundur pas hetimeve disa javore të ndjekura nga Seksioni kundër krimit ekonomik dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, që siguruan informacionet në rrugë policore.

“Malli i bllokuar dyshohet se ishte pa asnjë dokument shoqërimi apo faturë tatimore, me vula e stampa të falsifikuara, pasi të drejtën e pronësisë së tregtimit të asaj marke e ka një shoqëri tjetër tregtare e regjistruar,”-raporton policia.

Veprat penale që të arrestuarit akuzohen janë: “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Manipulin i tregut” dhe “Falsifikim i vulave e stampave”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *