• |
ide | kryesore

Solskjaer rekordmeni i United: askush si ai në Premier League

Sport



Skeptikët për Ole Gunnar Solskjaer kanë marrë përgjigjen më të mirë em rekordin e vendosur nga tekniku norvegjez, që në eksperiencën e parë në Premier League, e futi veten në histori me startin më të mirë të një trajneri që kur është ulur në pankinë.

Golat e shënuar nga Paul Pogba dhe Marcus Rashford kanë likuiduar 2-1 Brighton dhe kanë shënuar suksesin e gjashtë radhazi të Manchester United, që kur norvegjezi është ulur në pankinën e Djajve të Kuq. Solskjaer mbërriti në Old Trafford si një trajner emergjent, për të zëvendësuar Jose Mourinho në dhjetor, por jo vetëm që i dha United lojën që dëshironin tifozët, por ka fiksuar tani rekordin e gjashtë fitoreve radhazi.

Djajtë e kuq madje kanë fituar 7 ndeshje, bashkë me suksesin në raindin e tretë të FA Cup kundër Reading, rezultat që e bën Solskjaer të këtë startin më të mirë si trajner i United në Premier Ligë, duke kaluar Sir Matt Busby, i cili kishte fituar pesë ndeshjet e tij të para në Divizionin e Parë pasi kishte marrë klubin më 1945.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *