• |
ide | kryesore

‘Vëllai i Nishanit ktheu mensën e Qytetit Studenti në lloto’, ish-Presidenti padit Ramën për shpifje

Lajme, Të fundit



Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të dorëzojë një padi në Gjykatë ndaj kryeministrit Rama për shpifje.

Padia vjen pas deklaratës që Rama bëri sot në Qytetin Studenti, sipas të cilit “vëllai i Nishanit e kishte kthyer mensën e Qytetit Studenti në lloto”

Deklarata e Ramës sot për vëllain e Nishanit

“Vëllai i Presidentit mori mensën në Qytetin Studenti dhe kjo mensë u kthye nga vëllai i Presidentit ne lloto.

Këta nuk janë thjeshtë zaptues që mund ti marrësh dhe ti largosh dhe kjo është arsyeja pse projekti është vonuar. Këta janë pronar dhe kanë regjistruar pronat në Qytet Studenti. Prona e regjistruar nuk zhbëhet dot, por vetëm me lekë në dorë duke e shpronësuar.

Pasi e bënë Qytetin Studenti me klube striptizmi dhe lloto, tani do marrin dhe lekët se janë pronarë dhe duhen shpronësuar”, tha Rama

Ndërsa ish-Presidenti Nishani ka përgenjështruar duke thënë se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.

“Zoti Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë cdo pushtet dhe cdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentat që provojnë se vëllai i ish presidentit është pronar i ish mencës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet llotoje aty”- ben me dije PD-ja.

Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, ish presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.



2 Comments

  1. ram qelbesires kur mett e thith kokain i duket dhe muti mjalt apo avioni mushkonj,lere ler por nuk keni par gje akoma treshi persheshi ose trio gej rama,roshi e erionka velu kur thithnin kokain mbi pall frroku,doshi e ndoke ju duet dhe jasteku i griseldes femij ne bark 9 muajsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *