• |
ide | kryesore

Video/ Francezët deçizivë në marrjen e Londrës: Ujqit më të fortë se Dhelprat

F1, Sport, Video



Dy francezë vendosin derbin e Londrës dhe ai që buzqesh është Arsenal. 2-0 ndaj Chelsea të Maurizio Sarri i fut Topcinjtë në garë të ethshme për zonën Champions League dhe i jep Unai Emery një lloj hakmarrje për humbjen një javë më parë, në një tjetër derbi londinez, atë kundër West Ham.

Cinike dhe ndëshkuese skuadra e teknikut bask, që zotërimin e topit të Bluve e fshiu me kundërsulmin drastik, që mund ti kishte dhënë avantazhin, shumë më herët se goli i Alexandre Lacazzette. Francezi pasi shërbeu pa sukses Aubameyang, mori përsipër ta zgjidhë vetë situatën, në minutën e 14, në asist të Bellerin.

Chelsea e inkasoi goditjen, por me pak kujdes mund të barazonte, vetëm se pati shumë frikë nga kundërsulmi i Topcinjve dhe faktet i dhanë të drejtë. Në fundin e pjesës së parë Kosielny shënon golin më të çuditshëm në karrierë, duke përdorur krahun.

Chelsea mundësinë më të mirë për të ngushtuar rezultatin e pati me shtyllën e Alonsos, që nuk ndryshoi as statistikën e as faktin se tani
Arsenali shkon në vendin e pestë me 44 pikë, vetëm tre pikë larg Bluve.

Në ndeshjet e tjera spektakël si gjithnjë jep Liverpool i Jurgen Klopp: 4-3 përballë Crystal Palace, ndërsa me të njëjtin rezultat imponohet edhe Wolves ndaj Leicester. Nuk ndalet në serinë e fitoreve Manchester United, ndërsa sukses arrin edhe Newcastle, Southampton e Bournemouth.

England – Premier League
Wolverhampton Wanderers 4 – 3 Leicester City
AFC Bournemouth 2 – 0 West Ham United
Liverpool 4 – 3 Crystal Palace
Manchester United 2 – 1 Brighton & Hove Albion
Newcastle United 3 – 0 Cardiff City
Southampton 2 – 1 Everton
Watford 0 – 0 Burnley
Arsenal 2 – 0 Chelsea



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *