• |
ide | kryesore

“Kundërshtarët duhen vrarë”: deklarata pamëshirshme e Allegrit bëhet virale

Sport



Juventus është i pamundur në kampionat, vetëm dy barazime në 19 javë, por Massimiliano Allegri ka ende uri dhe dëshiron të jetë i pamëshishëm, edhe pse deri tani bardhezinjtë e tij nuk kanë lëshuar asgjë në Serie A, dicka ndoshta vetëm në Champions League: “Tani duhet të mësojmë të mbyllim ndeshjet: kur kundërshtarët janë duke vdekur, ne duhet ti vrasim. Nuk duhet ti japim mundësi” ishte deklarata e egër e teknikut të Juventus që u bë menjëherë virale, e pazakontë për një xhentilmen si ai.

Konferenca për shtyp përpara sfidës së të hënës me Chievo ka qenë agresive për Allegri, që vazhdon ti kërkojë maksimumin lojtarëve: “Pas fitores së Superkupës duhet të marrim seriozisht kampionatin”. Ndoshta tekniku bardhezi i frikësohet ndonjë neglizhence, motiv që e ka bërë që të përziejë kartat në formacion, duke njoftuar aktivizimin e Perin në portë e Ruganit në qendër të mbrojtjes, ndërsa nuk ka ndërmend të rrezikojë Joao Cancelo, që ende po rikuperon. Megjithatë Khedira mund të konsiderohet blerja e janarit për bardhezinjtë, duke qenë se mesfushori ka qenë i dëmtuar dhe vetëm tani po kthehet në formën e tij më të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *