• |
ide | kryesore

Arrestohet në Itali 20-vjeçari shqiptar, autor i dhjetëra grabitjesh

Lajme, Të fundit



Një 20-vjeçar shqiptar u arrestua në Raguza të Italisë pasi akuzohet për grabitje banesash dhe biznesesh të të gjitha llojeve.

Policia ndoqi për më shumë se një muaj aktivitetet e paligjshme të Arxhens Zykollarit, nga palestrat, restorantet, marketet apo dhe Tobaccot.

Zykollari qarkullonte me një skuter gjatë natës dhe që bënte xhiro patrullimi. Në momentin kur nuk kishte njeri, ai përdorte nëj levë dhe hynte e plaçkiste mallarat që mund t’i transportonte lehtësisht. Kur objektet ishin më të mëdha sesa mund t’i mbante, i fshihte afër vendit të krimit dhe shkonte më vonë për t’i marrë.

Por në njërën prej vjedhjeje, ai kishte lënë gjurmë, që u kapën nga Policia Shkencore. Kjo u bë arsyeja për arrestimin e të riut shqiptar.



1 Comment

  1. Nuk ka dite te mos arrestohen vjedhsat shqiptare ne itali. Sa shume te duruar qenkan italjanet ? Jeten ja u kemi nxire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *