• |
ide | kryesore

Çështja e emrit të Maqedonisë sjell tensione në popullin grek

Lajme, Të fundit



Shoqërohet me tensione protesta e një pjese të qytetarëve grekë para parlamentit në Athinë.

Ata kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit.
Me flamuj në duar protestuesit kanë shkuar përpara parlamentit. Në protestë ka patur edhe persona të lënduar pasi ata kanë shkelur njëri-tjetrin. Për të shpërndarë protestuesit, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese.

Tubimi zhvillohet përpara një votimi të parashikuar mbi marrëveshjen e emrit të Prespës në parlament javën e ardhshme, për të cilin qeveria pret të sigurojë të paktën 151 vota pro. Grupet e qytetarëve kanë intensifikuar një fushatë në mediat sociale për të tërhequr sa më shumë protestues në sheshin “Sintagma” për një protestë kundër “Marrëveshjes së Prespes” midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Me thirrje kryesisht nga “komiteti i luftës për greqizimin e Maqedonisë”, qindra autobusë që vijnë nga gjithë vendi dhe në veçanti nga veriu i Greqisë, mbërritën sot në Athinë duke transportuar mijëra manifestues, sipas organizatorëve, për të marrë pjesë në këtë protestë.
Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë e nënshkruar mes Athinës dhe Shkupit në qershorin e kaluar, synon t’i japë fund konfliktit rreth 30-vjeçar mes dy vendeve, duke e riemëruar shtetin maqedonas si “Republika e Maqedonisë së Veriut”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *