• |
ide | kryesore

Flori Mumajesi përlotet teksa flet për largimin nga muzika, tregon vendimin e marrë

Paparazzi



Pak ditë më parë kantautori Flori Mumajesi shkruante në rrjetet sociale se mendonte të hiqte dorë prej muzikës.

Reagimet e menjëhershme të fansave dhe kolegëve duket se e kanë bërë Florin të ndryshojë mendje.

Ditën e sotme ai ka postuar një video në “Instagram”, ku me lot në sy shprehet se e ka të vështirë t’i largohet asaj që i ka dedikuar të gjithë jetën dhe që e do aq shumë, duke iu referuar kështu muzikës.

“Para pak ditësh me anë të një postimi ndava me ju një ndjesi, një emocion të cilin e mendoj prej kohësh dhe të jem i sinqertë më mërzit, me shqetëson. Por thashë ta ndaj me ju. Nga mesazhet, nga komentet qe më kanë ardhur nga miq, dashamirës, kolegë, nga ju, kuptoj që nuk jam gati akoma të largohem nga ajo. E kam shumë të veshtirë t’i largohem asaj që i kam dedikuar jetën prej kaq vitesh dhe e dua shumë”, shprehet Flori.

https://www.instagram.com/p/Bs3H09ljy53/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *