• |
ide | kryesore

I paqarti Modric: “I lumtur në Madrid, dua të qendroj”

Sport



Luka Modric e kthen sërisht vëmendjen tek merkato, por këtë herë duke bërë për të dytën herë një prapaktheu në idetë e tij për të ardhmen. Besnikëri për Real Madrid, ashtu si pak muaj më parë, pas stuhisë që shkaktoi në tratativën e tij me Inter. Mesfushori kroat u duk se e kishte vendosur largimin nga Santiago Bernabeu kur refuzoi rinovimin e kontratës, por deklarata e fundit e tij ka shuar cdo zë merkato: “Jam i lumtur në Madrid”.

Mesazh i qartë i Topit të Artë, që duke folur në përfundim të ndeshjes së fituar kundër Sevilla, deklaroi: “Unë jam këtu. Kam një vit e gjysëm kontratë akoma, nuk kam asnjë presion dhe nuk jam i preokupuar. Një vit e gjysëm, nuk është pak, unë jam shumë i qetë. Jam sjellë gjithnjë mirë me klubin e do të vazhdoj ta bëj. Jam i kënaqur në Madrid, ashtu si isha ditën e parë. Shpresoj të qendroj këtu për më shumë se një vit e gjysëm e uroj që klubi të dojë të njëjtën gjë. Nuk do të ketë probleme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *