• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Në qershor do mbahen edhe zgjedhjet parlamentare

Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi deklaroi se vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare, të cilat sipas saj ka gjasë që të mbahen në një ditë me ato lokale, të cilat janë dekretuar nga Presidenti Ilir Meta me 30 qershor.

Ajo bëri thirrje që të gjithë qytetarët të dalin në rrugë me synimin për të rrëzuar nga posti kryeministrin Rama, pasi siç tha ajo, mandatet që ka sot në parlament i ka siguruar përmes pazareve  të ndryshme.

“Një qeveri që rrit taksat  nuk meriton të qeverisë. Nuk do të janë zgjedhje lokale, por edhe zgjedhje të përgjithshme, sepse shqiptarët nuk do të pranojnë të qeverisen nga një qeveri e cila ka grabitur mandatet në parlament dhe i ka të blera.

Nga Brukseli dëgjojmë një rrufe në qiell të hapur, dëgjojmë se si komisioneri  Hahn shprehet se “Rama ka mbajtur peng reformat”.  Kemi përballë një sfidë : Të Rrëzojmë Edi Ramën. Kudo që shkel, dëgjoj se edhe socialistë të ndershëm që janë të mërzitur me Rilindjen. Kur nuk ka socialist të ndershëm që suporton këtë njeri, tani duhet thënë se kushtet janë pjekur. Do të dalim në rrugë dhe do ta rrëzojmë Edi Ramën ”, tha ajo.



2 Comments

  1. do me thene kjo e mban shpresen tek socialistet e ndershem…Llogjike e vjeter poiltike..Ka ngordhur me kohe. Ne vend qe te ftoje qytetaret e ndershem, kjo po therret akoma militantet…Pise!

  2. pse ngopet bucja me para? Kjo hajdute dhe familje hajdutesh nuk ka asnje moral para parase.Ben thirrje —ju luftoni se une ha me gjithe familje.Qelbesire dhe e pangopur,e ka lene Rama jashte tortes dhe do pjesen e Metes 7%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *