• |
ide | kryesore

Marotta njofton rinovimin e Icardit “Do të vazhdojë me ne. Godin, na intereson”

Sport



Inter dhe Mauro Icardi duket se e kanë gjetur rrugën e duhur për të vazhduar së bashku. Pikërisht kur gjërat dukeshin të komplikuar, me Real Madrid që u fut në lojë e me bashkëshorten dhe agjenten e lojtarit Wanda Nara në përplasje të vazhdueshme me shoqërinë, ka ardhur kthesa.

Administratori i Deleguar zikaltër, Giuseppe Marotta, nuk ka lënë asnjë dyshim kur ka folur për Dazn, në lidhje me rinovimin e Mauro Icardi, çështje që e mban pezull klubin prej javësh: “Për ne rinovimi i Icardi nuk është në diskutim – bëri të ditur Marotta – do të takohemi. Nuk ka asnjë problem apo dyshim që Icardi do të vazhdojë me ne, bëhet fjalë vetëm për tu ulur e për të vendosur firmën mbi kontratë.

Takimi i ‘diskutuar’ me Wanda Nara ka marrë një përgjigje tipike të Marotta: “I diskutueshëm për ju, këto gjëra ndodhin në dinamikën e futbollit. Ne jemi të kënaqur me Icardi e anasjelltas”. Pak dyshime edhe në lidhje me Godìn: “Tek Inter vijnë lojtarë me profil kampioni dhe nuk duhet ti lëmë të ikin e Godin futet mes tyre, është një profil që na intereson. Nënvizoj që në qershor do të jetë me parametër zero”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *