• |
ide | kryesore

Portieri i Celtic për Guinness: 5 pritje në 19 sekonda…

Sport

19 sekonda. Po ti numërosh nuk janë shumë, por në ndeshjen e kupës së Skocisë mes Celtic dhe Airdrieonians kanë qenë mjaftueshëm për ta kthyer në hero portierin e skuadrës së Glasgoë, që në atë hark kohor ka kryer 5 pritje.

Aq sa pritje mund të bëhen gjatë gjithë ndeshjes, Scott Bain i realizoi në një aksion të vetëm, duke u futur në një rekord në këtë aspekt, edhe pse vështirë dikujt mund ti ketë shkuar në mend të realizojë një matje të tillë statistikore. Dy pritje të njëpasnjëshme apo edhe tre ndonjëherë, kanë bërë zhurmë për performancën e një portieri, por pesë është vërtetë e ekzagjeruar.

Portieri i Celtic, Scott Bain ndali sulmuesit e Airdrieonians në ndeshjen e Kupës, duke bllokuar 5 tentativa në 19 sekonda, edhe pse nuk është se do të kompromentohej rezultati: Celtic e fitoi takimin 3-0 duke u kualifikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu