• |
ide | kryesore

Video/ Fitore si e Pirros për Tottenham, City i pari në Europë për…

F1, Sport, Video



Tottenham i shënon vetë të gjithë golat në ndeshjen derbi kundër Fulham, duke marrë në fund një fitore si të Pirros, por që e ngjit Tottenham në kuotën e 51 pikëve në vendin e tretë. Tekniku Maurizio Pochettino përpara se të jetë i kënaqur, duke të bëjë llogaritë me dëmtimet e sulmuesit kryesor Harry Kane dhe mesfushorit Delle Ali, që pësoi një tërheqje muskulare. Anglezi, pas një gare shpejtësie me Ryan Sessegnom, u pa që preku anën e pasme të kofshës, përpara se të zëvendësohej me Georges-Kevin Nkoudou, pesë minuta pa përfunduar ndeshja.

Pa Harry Kane Delle Ali dhe Min-son, që është në Kupën e Azisë me Korenë e Jugut, Tottenham nuk mund të jetë më skuadra e papërballueshme e fillimit të sezonit, ndërkohë që vështirësitë u panë edhe kundër Fulham të vendit të 19, pavarësisht se bëhet fjalë për një derbi, e ku gjithë golat i bënë vetë Spurs.

Autogoli i Fernando Llorente në minutën e 17-të tronditi besimin e Tottenham, por më pas kombinimi mes Eriksen dhe Alli solli barazimin e rezultatit në minutën e 51-të, përpara se Winks të siglonte fitoren në minutën e parë shtesë.

Tottenham është tetë pikë larg Liverpool kryesues dhe pesë pas Manchester City, që pas suksesit kundër Huddersfield Town ka ruajtur diferencën dhe janë bërë skuadra e parë në Europë që kalon barrierën e 100 golave. Sulmuesit e Pep Guardiola duken të pandalshëm e pavarësisht se nuk janë në vendin e parë në Premier Ligë këtë sezon, janë në vendin e parë për golat e shënuar në kampionatet më të rëndësishm në Europë.

Huddersfield Town është dorëzuar 3-0, por goli i Danilo (i 17 lojtarë që shkon në gol për City) në pjesën e parë ishte i 100 sezonal për Citizens. Një formë brilante, që nga fillimi i kampionatit, por e kulmuar në 2019 me 9 gola në FA Cup kundër Rotherhamit dhe nëntë kundër Burton Albionit në gjysmëfinalen e Carabao Cup, për një total prej 22 golash në katër ndeshje.

England – Premier League
Huddersfield Town 0 – 3 Manchester City
Fulham 1 – 2 Tottenham Hotspur



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *