• |
ide | kryesore

Video/ Skandal francez live, Henry fyen kundërshtarin: “Ajo gjyshja jote k..ve”

Sport, Video



I turpëruar në shtëpi nga Strasburg, i parafundit në Ligue 1 e me një mbijetesë gjithnjë e më të komplikuar, Monaco nuk po kalon kohë të lumtura, pavarësisht debutimit nga minuta e parë të Cesc Fabregas. 1-5 i ka humbur durimin teknikut, Thierry Henry, aq sa telekamerat e kanë inkuadruar francezin kur ka ofenduar rëndë mbrojtësin kundërshtar Kenny Lala, fajtor, sipas Henry, se po humbte kohë me rezultatin në atë moment 1-2: “Oh, është minuta e 43, por e ke gjyshen k..ve”.

Një ndeshje e komplikuar nga kartoni i kuq në minutën e 7′ për Naldo, por që konfirmon problemet karakteriale të Monaco që ish-ylli francez nuk po arrin të sistemojë. Pas shkarkimit të Jardim, për momentin Henry nuk është se po bën më mirë dhe me 15 pikë në 21 ndeshje të Ligue 1 ka mbetur e parafundit. Henry është nervoz, por është turpëruar në transmetim direkt.

https://www.youtube.com/watch?v=e2SoI246Wzc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *