• |
ide | kryesore

CIES: Xherdan Shaqiri është blerje më e mirë se ajo e Cristiano Ronaldo

Sport



Cristiano Ronaldo ishte fenomeni tronditës i merkatos së futbollit, me transferimin e tij nga Real Madrid tek Juventus. E gjithë bota foli për këtë kalim të paimagjinueshëm e madje italianët pretendojnë se janë ngritur një nivel më lart me ardhjen e portugezit në Torino. Por ka një statistikë tjetër, që lidhet drejtpërdrejtë me vlerën e lojtarit në treg dhe plusvalencat e përfaqësimeve, që tregojnë se nuk është CR7 blerja më e mirë dhe se kosovari i Zvicrës dhe Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është shumë më lart.

Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Sportit (CIES) vlerëson se pikërisht numri 23 i të Kuqve është blerja e tretë më e mirë në botë nga pikëpamja ekonomike. Shaqiri u tranferua në Anfield Road nga Stoke City për 14.7 milionë euro, ndërsa vlerësohet tani 55.0 milionë euro.

Blerja më ekonomike është e Atletiko Madrid, që mori Rodrigo Hernandez për 25 milion dhe në janar 2019 kushton 70 milionë. Cristiano Ronaldo është vetëm i 12, ekonomikisht duke folur, e megjithëse 33 vjecar, kartoni i tij sërisht është me rritje e nga 105 milionë euro që pagoi Juventus për të, tani kushton 22.2 milionë më shumë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *