• |
ide | kryesore

Çudia/ Merkato tek Sassuolo: për çfarë i duhen Barcelonës…?

Sport



Ka mbërritur në fund aventura e Kevin-Prince Boateng me Sassuolo, por askush nuk mund ta imagjinonte se ganezi do të ringjitej sërisht në hierarkinë e futbollit, kaq lart për më tepër. Mesfushori është një hap larg Barcelonës, që ka vendosur të besojë tek ish-lojtari i Milan për të përforcuar fazën ofensive.

Mbetet për tu kuptuar ideja që kishte Vallverde për Boateng, në një organikë, ku edhe Arturo Vidal e ka të vështirë të luajë, pa përmenduar linjën ofensive të jashtëzakonshme.

Mes italianëve dhe katalanasve akordi është arritur në bazën e një huazimi me të drejtën e blerjes. Një kas i pamenduar merkato për Sassuolo që në të ardhmen mund të përfshijë të rinj të ndryshëm. E mes të besuarve të De Zerbi, katalanasit monitorojnë edhe Sensi.

Drejtori i përgjigjtshëm i Sassuolo, Carnevali, është në nisje drejt Barcelonës për të përcaktuar detajet e operacionit. Një cshtje gati e pabesueshme, që nis një rrugë të re bashkëpunimi mes klubeve. Kontakti i parë ishte për Marlon, i blerë nga emilianët me të drejtën e riblerjes të mbajtur nga Barcellona. E nga tani, do të jetë gjithnjë e më e madhe mundësia për të parë të rinj blaugrana të veshin fanellën e Sassuolo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *