• |
ide | kryesore

Drogë në fundviti? Neymar ka një përgjigje: “Jam pak i çmendur, por jo budalla”

Sport



Në “Parc des Princes” në fitroren 9-0 ndaj Guingamp të gjithë ishim dëshmitarë të një Neymar të shpluhurosur, autor i një dygolëshi për të larguar kritikat pas polemikave për shkak të sjelljes së konsideruar si aspak etike.

Gjatë një interviste për “Canal +”, braziliani ka dashur të mohojë me vendosmëri zërat lidhur me përdorimin e substancave të palejuara gjatë natës së Vitit të Ri.

“Jam i ndërgjegjshëm për gjithçka qarkullon rreth meje, në të mirë dhe të keq, por kohët e fundit kanë dalë shumë të pavërteta. Më kanë akuzuar se kam përdorur drogë natën e Vitit të Ri, njerëzit mendojnë se kam kaluar limitet. Jam një sportist i madh, pak i “çmendur”, por jo budalla. Njëkohësisht jam shumë i lumtur, sepse jam mes futbollistëve më të mirë, dhe kjo më jep mundësinë t’i përballoj më mirë të gjitha situatat”.

Në “Rusi 2018” u akuzua gjerësisht për simulim: “Ndaj meje janë bërë shumë faulle, dhe kjo mund të shihet nga pamjet. Në asnjë moment nuk kam bërë teatër. Sot flitet shumë për atë që ndodhi, dhe kur bëhet fjalë për emrin tim, gjithçka zmadhohet”.

Real madrid është konsideruar klubi më i mundshëm për të qenë e ardhmja e sulmuesit Brazilian, Neymar nuk i përgënjshtron zërat e merkatos.

“Gjithmonë spekullohet me emrin tim, flitet vazhdimisht për një lamtumirë ndaj PSG. Sot nuk ka asgjë konkrete, nëse një ditë do të ndodhë diçka do të flas me të gjithë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *