• |
ide | kryesore

Eugent Bushpepa humb njeriun e shtrenjtë për të (Foto)

Paparazzi, Slider



Babai i tij është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ai ka qëndruar disa ditë në koma por duket se nuk ka mundur të përballojë plagët nga ky aksident.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari Gjergj Marku me origjinë nga Rrësheni. Ai ka bërë një postim në Facebook ku ngushëllon familjen Bushpepa për këtë tragjedi.

“SOT, për të ngushëlluar artistin Gent BUSHPEPA dhe familjarët për ndarjen nga jeta të babait te tij!…

(Babai i këngëtarit të njohur mirditas eëhtë ndarë sot nga jeta pas një aksidenti të rëndë në Tiranë, ku dhe qëndronte në koma prej ditësh.
Gjon Bushpepa ka qenë drejtues në disa sektore në Mirditë dhe jo vetëm. Prej vitesh jetonte familjarisht në Tiranë.
Ceremonia mortore në RRËSHEN.
Ngushëllime të thella familjes për këtë humbje të parakohshme!)”- shkruan gazetari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *