• |
ide | kryesore

Fansat ‘sulmojnë’ Hailey në Instagram pas veprimit të fundit

Paparazzi, Slider



Ajo adoptoi një qenush të vogël të racës Terrier Maltes të quajtur Oscar pak para Krishtlindjeve me bashkëshortin Justin Bieber.

Por Hailey Baldwin -e cila ka filluar të përdorë mbiemrin e bashkëshortit në mediat sociale – u kritikua pasi publikoi një video ku shihej duke tundur e shkundur qenin në Instagram.

Modelja 22-vjeçare publikoi videon me mbishkrimin “Mos u shqetësoni, atij i pëlqen”.

Por videoja pati efektin e kundërt te fansat të cilët mendojnë se tundja e qenit në atë mënyrë, nuk është aspak korrekte.

“O Zot, çfarë dreqin po i bën qenit. O Zot sa budallaqe!”

“Qeni nuk është lodër Hails”.

“Mjaft abuzove me të”, shkruante një tjetër.

Dyshja e ka pasur qenin që para Krishtlindjeve dhe çifti duket shumë i dhënë pas tij. Hailey madje e quajti atë ‘fëmija im i Krishtlindjeve’.

Hailey dhe Justin u fejuan në korrik të vitit të kaluar dhe u martuan në një ceremoni të fshehtë në New York në shtator.

Ata po planifikojnë një tjetër ceremoni këtë pranverë që shpresojmë të mos jetë aq e fshehtë sa e para.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *