• |
ide | kryesore

Gramoz Ruçi kërkon pjesëmarrjen e opozitës në debatet e sesionit parlamentar

Lajme, Të fundit



Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ftoi të gjithë deputetët e opozitës në nisje të sesionit të ri Parlamentar që të vendosen krahë mazhorancës për të përmbushur aspiratën e shqiptarëve për hapjen e e negociatave me BE-në.

“Sesioni që lamë pas mund të ishte më produktiv nëse do të ishte edhe pjesëmarrja aktive e opozitës. Fitorja e zgjedhjeve duhet të jetë në shërbim të misionit kombëtar dhe jo e kundërta. Do të dëshiroja që debati i munguar të kompensohet në këtë sesion. Prezenca e opozitës e bën sesionin të vështirë por njëherësh më demokratik, më të trazuar por njëherësh më të dobishëm. I kemi të gjitha mundësitë të vulosim në kujtesën e secilit prej nesh këtë sesion si sesioni i çeljes së negociatave me BE”,- u shpreh Ruçi në nisje të fjalës së tij



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *