• |
ide | kryesore

Jep dorëheqjen drejtori i OST-së pas skandalit të “DH Albania”

Lajme, Të fundit



Jep dorëheqjen ditën e sotme, drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci. Ky vendim i tij ka ardhur pak kohë pasi OST është përfshirë në skandalin e Unazës së Re, ku kompania fantazmë “DH Albania”, mori tenderin prej 12 milionë eurosh për një linjë energjitike. Tenderi është anuluar.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Gradeci thotë se ky vendim vjen për arsye personale.

 

LETRA
Drejtuar: Z.Pajtim Bello, Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHT SHA
I nderuar Z.Kryetar,

Unë i nënshkruari Klodian Gradeci, që nga data 21.09.2017 mbaj detyrën e Administratorit të OST sh.a.

Nëpërmjet kësaj kërkese, po ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion që unë mbaj pranë shoqërisë “OST” sha, për arsye personale, duke filluar nga dt.21.01.2019.

Gjatë kësaj periudhe që kam punuar pranë shoqërisë, kam pasur mundësinë që të kontribuoja sado pak në ngritjen e saj, duke punuar me një staf të përkushtuar dhe bashkëpunues, ku së bashku kemi arritur rezultate mjaft të mira për shoqërinë.

Duke ju falënderuar paraprakisht Juve dhe stafin e OST sha.

“DH” ALBANIA
Skandali me kompaninë Dunwell Haberman, nisi me shpalljen fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe, por aktiviteti ndërtimor i kesaj kompanie u pezullua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas publikimit të dokumenteve, në emisionin “Të paekspozuarit” në News24.

Sipas te dhenave te siguruara në faqen e Agjencise se prokurimit publik, Operatori i Sistemit te Transmetimit i ka dhënë kompanisë DH ALBANIA, një tender me vlerë 11 milionë euro (1 miliarde e 447 milionë lekë).

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti. Sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit. Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.

 



8 Comments

  1. Nipi i rojes se Enver Hoxhes…eshte drejtor i OST..Na mbyten bijte, niperit dhe mbesat e qelbesirave..Po i paguajme shtrenjte me parate tona korrupsionin e tyre..Ndot per ta!

  2. Pajtim Bello , plaku Mere i Bordit Drejtues qe pozicionin e tij e ka vene ne sherbim te familjes. Familjaret e tij te punesuar ne OSHEE ,OST etj…Duke qene”plak” dhe “nuk shikon e degjon”, kokat e korrupsionit CELA ne OSHEE,GERDECI ne OST kane hedhur valle nen ritmin e rilindasit te moshuar Bello

  3. Tenderat e Arrsh dhe Ost, jane dy kafshata, qe i kane ngecur ne fyt kryeministrit.
    Nje korrupsion galopant, i frikshem qe tregon babezine, makuterine, dhe tafman e Rame me kompani. Jane leshuar , si ujqerit per prene e vet. Dhe jo rastesisht. Eshte politike, strategji. Kush vjedh me shume, ngrihet ne detyre. Ky eshte Rama, kjo ishte Rilindje.

  4. Denonco , sa je ne kohe, urdherdhenesit e kesaj procedure tenderimi, ne shkelje te plote me ligjin dhe udhezimet e APP. Mos lejo te behesh koke turku, per leket e Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *