• |
ide | kryesore

Kryemadhi-Ruçit: Nuk ka si të ketë dialog kur nuk ia jepni opozitës të drejtën e fjalës

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka replikuar me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi pas kërkesës së tij për dialog mes opozitës dhe mazhorancës.

Kryemadhi është shprehur se opozita ndodhet në Kuvend pikërisht për të dialoguar, ndonëse në seancën e mëparshme nuk iu dha e drejta e fjalës.

 “Problemi më i madh nuk qëndron tek ne që jemi këtu, por tek njerëzit që janë jashtë. Sot hapim në mënyrë zyrtare Parlamentin, por në memorien e shqiptarëve ka mbetur seanca e kaluar ku opozitës iu hoq e drejta për të folur nga frika e asaj që do të thoshte opozita. Sot do të kisha shumë dëshirë që të flisja për axhendën e parlamentit, për atë axhendë, që edhe ata që vijnë nga mazhoranca nuk e kuptojnë. Që të hapen negociatat duhet dialog politik nuk ka si të ketë dialog zoti kryetar kur ju s’ja jepni opozitës këtë të drejtë. Duhet që kryeprokuroja të zgjidhet me 84 vota, ju mbani peng ende reformën zgjedhore, mbahen peng negociatat se nuk do kryeministri i Rilindjes, se ashtu i leverdis atij”,- tha Monika Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI-së vijoi duke u shprehur se në vend të premtimeve boshe dhe skandaleve të qeverisë, shqiptarët presin 300 mijë vende pune të reja, ulje të çmimit të energjisë elektrike, një pagë më të mirë.

“Por çfarë ndodh? Ju shtohen taksat, çohen rruspat e oligarkëve për t’ju shembur shtëpitë, iu mbyllen dyert e universiteteve, kemi njç qeveri inegzistente”,- u shpreh Kryemadhi.



1 Comment

  1. Po thuaja troc moje zonje’ Qe Ruci nuk di tjeter gje vetem diktatures, sepse nga minister komunist, sot e kemi kryetar parlamenti,,,e,,,cdoni me shume si vertetim se kush eshte parlamenti, e pushteti yne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *