• |
ide | kryesore

Pas operacionit të fundit kukua Ken njofton se do të vizitoj Tiranën

Paparazzi, Slider



Ai njihet në të gjithë botën si “Kukulla Ken” pasi me anë të më shumë se 60 operacioneve plastike, ka tentuar të duket gjithnjë e më shumë si i dashuri i kukullës Barbie, të quajtur Ken.

Dhe tashmë duket se shqiptarët do të kenë mundësinë ta shohin nga afër brazilianin Rodrigo Alves, pasi vetë ai ka konfirmuar se do të udhëtojë drejt Tiranës.

Në një video të postuar nga blogeri Olti Curri në Instagram, shihet Alves teksa thotë: “Të gjithë miqve të mi në Shqipëri, faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen.

Siç e dini, po marr veten nga operacioni im i fundit, që ishte goxha i dhimbshëm, por po e kaloj. Ju uroj gjithë të mirat dhe së shpejti, do të jem në Shqipëri, në Tiranë!”

Por se ç’e mirë do ta sjellë Rodrigon në Shqipëri, askush nuk e di ende…

Pak kohë më parë, ai u bë pjesë e reality show-t “Grande Fratello VIP” në Itali, nga ku u largua vullnetarisht vetëm ditën e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *