• |
ide | kryesore

Piatek përshëndet Genoa e largohet nga Marassi: Milan e pret për vizitat mjekësore

Sport

Sulmuesi polak, Piatek, e ndoqi nga tribuna e Marassi ndeshjen mes ish-skuadrës së tij dhe atë të së ardhmes. Në Genoa-Milan, qendërsulmuesi ishte vëzhguesi special.


Në fund të ndeshjes Piatek, që ishte i skualifikuar, është parë të largohet nga stadiumi me një makinë të zezë e me fytyrë të mbuluar nga kapelja, pa dashur të japë asnjë deklaratë, pasi përshëndeti ish-shokët e skuadrës kuqeblu.


Lojtari me shumë mundësi është nisur drejt Milanos, ku nesër do të kryejë vizitat mjekësore për Milan e të firmosë kontratën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu