• |
ide | kryesore

Qëllohet me armë, plagoset bariu 60 vjeçar

Arkiva



Një bari në Piqeras të Sarandës është plagosur me armë zjarri.

Level Hoxha 60 vjeç, banor në Piqeras, është transportuar mesditën e së hënës për në spitalin e Sarandës, pas dy plagëve të marra nga goditja në drejtim të tij me armë zjarri. Ai është lënduar në kofshë dhe në krah.

Për shkak se plumbi dyshohet të ketë prekur kockën, pas ndihmës së parë, bluzat e bardha e kanë transportuar atë në drejtim të spitalit të traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet në lidhje me identifikimin e autorit dhe për të përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje.

Dyshohet se ky incident është shkaktuar pas një konflikti që barinjtë kanë patur për kullotat.

Ndërsa vetë bariu 60 vjeçar mësohet të ketë thënë se: “nuk pashë se kush më qëlloi. M’u duk se ishte plumb qorr. Nuk kam konflikt me asnjë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *