• |
ide | kryesore

Raporti alarmant/ 26 miliarderë me pasuri sa gjysma e njerëzve të globit

Arkiva, Kryesore



Përqëndrimi i pasurisë në botë është theksuar edhe më shumë gjatë vitit 2018. 26 miliarderë kanë sot në duart e tyre po aq para sa gjysma më e varfër e banorëve të globit, bëri të ditur në raportin e saj të përvitshëm organizata jo qeveritare Oxfam.

Kurse njeriu më i pasur në botë, pronari i Amazon, Jeff Bezos e çoi pasurinë e tij në 112 miliardë dollar vitin e kaluar. Por “I gjithë buxheti i shëndetësisë së një vendi si Etiopia është vetëm 1% e pasurisë së tij” thuhej në raportin e Oxfam.

Në një shikim të përgjithshëm, pasuria e njerzve më të kamur është shtuar me 900 miliardë USD vitin e shkuar, pra me një rritëm prej 2,5 miliard në ditë, ndërkohë që ajo e pjesës më të varfët të planetit ka rënë me 11%.

Gazeta franceze e së majtës së moderuar “Liberation” e cila këtë të hënë ka në faqen e saj të parë emrat e 26 miliarderëve duke vëmë shenjën e barazisë mes pasurisë së tyre dhe asaj të gjysmës së planetit

Për miliarderët as kriza financiare e vitit 2008 nuk ka përbërë një shqetësim, “ Pasuria e tyre që nga ajo kohë jo vetëm është ulur, por taksat kundrejt tyre janë paksuar gjithmonë e më shumë duke arritur në nivele të pa imagjinueshme në dhjetërvjeçarët e fundit” nënvizon raporti.
Nëse kurba e kësaj tendence të theksuar pabarazie do të kishte drejtim tjetër shumica e qeverive do të kishin resurse të mjaftueshme për të financuar shpenzimet publike, vë në dukje Oxfam e cila këmbëngul në faktin se në 1 dollar taksim mbi të ardhurat vetëm 4 cent rrjedhin nga taksimi i pasurisë.

Ky raport publikohet në momentin kur në shumë vende të botës po merr jetë debati mbi rritjen e taksave për të pasurit thekson agjensia franceze e lajmeve AFP. Në Francë kriza e jelekëve të verdhë, “gilets jaunes” u shoqërua me kërkesat e vendosjes së taksës mbi pasurinë. Kurse në Amerikë, ylli në ngritje i Partisë Demokrate, e sapo zgjedhur në kongres, Alexandria Ocasio-Cortez, ka propozuar taksimin deri në  70% për më të pasurit duke marrë edhe mbështetjen e çmimit Nobel për ekonominë,  Paul Krugman.

Burimi Liberation dhe Huff Post/ Përgatiti Lapsi.al



4 Comments

  1. Po nuk ndryshoj rendi boteror ky trnd keshtu do vazhdoj..me te varferit ate te “noc rrokut ” do marin fitojne e hajne ??????

  2. Keshtu ka qen e keshtu do te jet. Nuk mund te jen te gjith te pasur. Prandaj perpiquni per te permisuar jetesen tuaj, e mos u beni veglat e politikaneve qe te vetmin synim kan te pasurohen.

  3. Shyqyr qe s’jane shqiptare se do hidheshim ne protesta paqesor.Monika dhe Luli do te integrohen me shume se si Mund te grabitesh parate e popullit.

  4. Diferenca mes te pasurve dhe te varferve eshte ne piken me te larte qe ka qene keto 3900 vjet, qe ne kohen e faraoneve. Ndonese diferenca eshte e tille nuk duhet harruar qe dhe ekuilibri i tere eshte zhvendosur me larte. Dmth popullata e tere ka levizur me larte ne renditje, te varferit jetojne me mire se ne kohen e faraoneve. Kjo zhvendosje eshte per shkak te zhvillimit te teknologjise qe ka sjelle ndryshim ne menyren si jetojne njerezit. Problemi vjen se kjo menyre e te menduarit nuk eshte e natyrshme, pra i varferi nuk thote hajde se jetoj me mire se 3900 vjete me pare keshtu qe te jem i kenaqur, por kjo diference sjell pasoja qe elita e pasur mundohet ti evitoj, rrevolucjon. Dhe i gjithe problemi vjen sepse elita e pasur ka shkelur kontraten qe ka qe prej rrevolucjonit francez, rrefuzon te paguaj taksat. Po te shohesh statistikat vendet me te pasura kane evazjonin me te larte, sepse kane ekonomite me te pasura por dhe sepse kane korrupsjonin korporativ me te larte. Apple prsh mer fitimin e vet dhe e kalon ne Irlande ku kane hapur nje zyre ne Dublin me dy puntore brenda, dhe e deklarojne fitimin ne Irlande, nga aty i kalojne neper offshore ose i ripatriojne brenda ne Amerike ku shteti Amerikan nuk e takson sepse me ligj jane para qe vine nga jashte per tu ripatriuar. Nje qytetar i thjeshte me rroge normale paguan me shume takse sesa paguan American Airlines prsh. Te varferit ne keto vende kane barren me te larte te takses pra jane financuesit e vertete te ketyre shteteve. E vertete ne disa shtete marin mbrapsht servise si shendetsia cilsore edukimi etj, por keto servise jane duke u prere avash avash sepse nuk perballohen dote ne te ardhmen, pasi te ardhurat e te varferve jane te pa mjaftueshme dhe keto shtete pothuajse po financojne serviset publike me borxh (bono) qe ka kosto shume here me te larte. Ndermjetesi mes te vaferve dhe te pasurve eshte shteti, nqs shteti nuk eshte i afte te mbledhe taksat drejtesisht dhe ti shpenzoj drejtesisht rrenohet totalisht. Kjo eshte cpo ndodh sote, dhe ka dy menyra per tu ndrequr. O elitat paguajne taksat qe detyrohen, o te presin masat e njerezve te nevrikosur neper pallatet e keshtjellat ku jetojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *