• |
ide | kryesore

Rekordi i Zanetit shpëton: Acerbi ndalohet nga një karton i kuq…

Sport



Kartoni i kuq me të cilin Francesco Acerbi u ndëshkua në minutën e 70 të Napoli-Lazio është historik për një motiv të vetëm: mbrojtësi bardhekaltër do të jetë i detyruar të ndalojë për shkak të skualifikimit pas 149 prezencave radhazi (kampionat e kupa përfshirë). Nuk ka sfidë me Juventus për Acerbi, që arriti numrin e 126 ndeshjeve të Serie A radhazi, duke i dhënë Javier Zanetti një lehtësi frymëmarrje: zëvendës-presidenti aktual i Inter mban rekordin me 162 ndeshje të luajtura radhazi.

Kombinimi i jashtëzakonshëm i integritetit fizik e korrektësisë në fushë (nuk mjafton vetëm të mois dëmtohesh, por edhe të evitosh kartonët: e si mbrojtës qendre është dyfish e vështirë…) i Acerbi kishte filluar në tetor 2015 kur 30 vjecari luante për Sassuolo e vazhdoi më pas me fanellën bardhekaltër deri në këto muaj të parë të sezonit 2018/19.

Zanetti, ndërkohë, nga 28 tetori 2006 (Milan-Inter 3-4) deri në 13 dhjetor 2009 (Atalanta-Inter 1-1) kishte luajtur 137 ndeshje radhazi në Serie A, 162 në total përfshirë Kupat.

I zhgënjyer, por jo për humbjen e mundësisë për të vazhduar ndjekjen e rekordit, Acerbi ka kërkuar ndjesë në një postim në rrjetet socaile: “Kërkoj ndjesë që i lashë shokët me 10 lojtarë në një moment kaq të vështirë të ndeshjes. 149 takimet radhazi të luajtura deri sot duhet të jenë pikënisja nga ku duhet filluar”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *