• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama i bën shenja të çuditshme Majkos në parlament

Pikante



Seanca e parë e këtij sesioni parlamentar u përshkua nga përplasje të forta politike ku Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk i kursyen akuzat për njëri tjetrin. Por përtej deklaratave të forta të bëra para kamerave, një tjetër kryeministër është parë në sallë sapo është larguar opozita.

Në një video të siguruar nga lapsi.al kreu i qeverisë shihet teksa shkëmben gjeste me ministrin e diasporës, Pandeli Majko. Rama bën me shenjë “një vizë” dhe më pas shihet duke iu drejtuar Majkos me fjalët “le që ku di ti nga këto”. Ish-kryeministri shihet teksa tund kokën ndërsa ministrat e rinj dhe të vjetër buzëqeshin “me batutën e shefit”. Për më shumë shihni pamjet…

VIDEON SHIHENI KETU

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *