• |
ide | kryesore

Whatsapp vendos rregulla të reja, do të lejohen vetëm 5 mesazhe në ditë

Stil



Të gjithë përdoruesit e WhatsApp-it do të trishtohen kur të mësojnë se rrjeti social do të limitojë numrin e mesazheve që një përdorues mund të bëjë forward.

Lajmi u dha sot nga përfaqësues të kompanisë, sipas të cilëve tani do të kemi  të drejtë ta bëjmë forward një mesazh jo më shumë se 5 herë.

“Ne po imponojmë një limit prej pesë mesazhesh në të gjithë botën që nga sot”, tha Victoria Grand, nënkryetare për politikën dhe komunikimet në WhatsApp, të hënën.

Para kësaj, një përdorues i WhatsApp mund të dërgonte një mesazh tek 20 individë ose grupe.

Masa vjen pasi një numër përdoruesish të aplikacionit u ankuan se po përhapeshin lajme të pavërteta nëpërmjet shërbimit.

Ky limit do të zgjerohet globalisht, pas masës që u mor për Indinë në korrik, ku përhapja e thashethemeve çoi në disa vrasje atje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *