• |
ide | kryesore

Zbutet Disiplina, por jo me Laçin: më shumë paralajmërime se sanksione

F1, Sport



Në pritje të rifillimit të kampionateve Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet e fundit paraprake, duke e zbutur shumë dozën e sanksioneve, si për ta nisur 2019 në mënyrë të qetë.

Katër paralajmërime, për Teutën, Luftëtarin, Tiranën e Dinamon, ndërsa dënimet kanë qenë vetëm individuale, ku më i penalizuari është Laçi, që duhet të bëjë me një lojtar më pak, Bushin dhe një zyrtar më pak, Himën, për dy ndeshjet e radhës.

Një ndeshje pa tifozë duhet të kryes vetëm Besa, që në anën tjetër për dy ndeshjet e radhës nuk do të ketë edhe zyrtarin e klubit Zenelaj, për shkak të protestave ndaj arbitrit të ndeshjes.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 21.01.2019

1. KF “Luftëtari”, paralajmërohet se në rast se përsertitje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

2. KF “Teuta”, për sjelle të gabuar të spektatoreve, paralajmërohet se në rast se përsertitje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF

3. Zyrtari i KF “Laçi”, Klevis Hima, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF “Laçi”, Ded Bushi, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. KF “Tirana”, në bazë të Nenit 13/1 të KDS, paralajmërohet se në rast se përsertitje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

6. Lojtari i KF “Beslidhja”, Xhulio Berisha, për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. FK “Dinamo”, në bazë të Nenit 13/1 të KDS, paralajmërohet se në rast se përsertitje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

8. FC “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

9. Zyrtari i FC “Besa”, Klejdi Zenelaj, për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes si dhe territorit përreth fushës.

10. Pranimin e kërkesës se KF “Shkodra” U-19.

11. KF “Kukësi’ U-19, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë te luante në ndeshjen kundër KF “Shkodra” U-19 zhvilluar më datë 16.12.2018, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, gjobë në masën 600.000 (gjashqindë mijë) lek dhe me zbritjen e 3(tre) pikeve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 136/1/e gjoba shlyhet në masën 3%.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *