• |
ide | kryesore

21 janari, alibia që i duhet hequr Edi Ramës

1, Ide

Ky përvjetor i 21 janarit tregoi shumë për debatin i cili ndau në dysh Shqipërinë tetë vite më parë. Qoftë edhe një sy i pavëmendshëm e kishte të lehtë të shikonte se të gjithë ata që ishin me opozitën e djeshme, i kushtuan vend të madh përkujtimit të kësaj ngjarjeje.

Vetë kreu i qeverisë bëri homazhet e zakonshme me familjarët e viktimave në bulevard, ndërsa mediat pranë tij lanë një hapësirë të bollshme për një nga krimet më të madha të pushtetit, që është regjistruar në tre dekadat e fundit.

Por, nga ana tjetër mbretëroi një heshtje varri.

Berisha dhe Basha nuk guxuan të flasin asnjë fjalë. Ilir Meta përsëriti ritualin e arratisjes jashtë shtetit, për të mos i kujtuar as bllokun dhe as kokëpalarët. Mediat e tyre “harruan” se kjo ngjarje kishte ndodhur.

Ata, që të hidheshin në fyt për të thënë se demonstruestit i patën çuar si mish për top për t’u vrarë, e mbyllën gojën.

Ata që bënin thirrje për t’i varur në palma kundërshtarët, gardistët e fjalës së lirë që justifikonin teorinë e grushtit të shtetit apo avokatët që mbronin paprekshmërinë e murit të kryeministrisë, iu fshehën të turpëruar publikut.

Mjafton edhe ky vëzhgim i thjeshtë, për të kuptuar se cilët qenë në anën e duhur të barrikadës para tetë vjetësh.  

Mjafton kjo distancë e nevojshme kohore, për të vërtetuar se sa hipokritë, gënjeshtarë të paskrupullt dhe servilë të pështirë ishin ata që mbrojtën teoritë konspirative të pushtetit, që nga thikat më helm e deri tek ekzistenca e një puçi të presidentit, prokurorisë dhe Shik-ut.

Por kqyrja e mënyrës se si u sollën palët, dje, me evokimin e këtij krimi makabër, nuk ka vlerë vetëm për historinë. Ajo nuk është vetëm një dekoratë mbi gjokset e atyre që e denoncuan dhe një njollë turpi mbi fytyrën e atyre që u munduan ta fshehin apo ta justifikojnë.

Ajo është gjithashtu, një gur që rëndon ende në peshoren politike të ditës.

Megjithëse Edi Rama e ka tradhëtuar me kohë 21 janarin; megjithëse ai e ka lënë shumëkënd “zemërthyer” sipas këngës së të ndjerit Dr Flori; megjithëse ai e bëri kryetar shteti njeriun me bllok në dorë për të cilin ngriti popullin në demonstratë, megjithëse ai i ka gardistët e asaj dite në forumet e partisë; megjithëse ai mbështetësin më të madh mediatik ka TV Klanin, që publikoi atë videon e vrasjes së Ziver Veizit nga turma, ai pra Edi Rama, ka ende një alibi: atë që e përsërit vend e pavend, se nuk është nga ata që marrin jetë për pushtet.

Eshtë e vetmja kredenciale që i ka mbetur pas kriminalizimit të politikës, vjedhjes galopante, shërbimit ndaj oligarkëve dhe përçudnimit të zgjedhjeve.

Natyrisht kjo nuk është meritë që i shplan mëkatet e tij. Por nga ana tjetër ajo është një njollë e madhe për opozitën, për kredibilitetin, aftësinë vetëkritike dhe reflektimin e saj.

Sepse për sa kohë PD-ja nuk do të jetë çliruar nga makthet e së kaluarës së afërt, ajo nuk do të jetë në gjendje të bindë publikun.

Sepse për sa kohë nuk do të jetë e aftë të bëjë “mea culpa” për vrasjet politike dhe për përlyerjen totale të partisë në mbrojtje të tyre, ajo do të mbetet si dje, pa tekst.

Fshehja si struci e Berishës, Bashës, Metës dhe e gjithë mbështetësve të tyre këtë 21 janar, ishte rrënqethëse. Ajo qe dhurata më e mirë që ata mund t’i ofrojnë një Edi Rame në hall.

©Lapsi.al

34 Comments

  1. Shkrimi eshte korrekt dhe i vertete.Vetem se ne keto momente jemi pa komandanin e pergjithshem dhe atdheu nuk ka orientim.Por kemi gruan e komandantit qe eshte komisare e vjedhjeve dhe ben thirrje per gjak akoma ,ndonese vehte familjarisht shkojne me pushime jashte shqiperise.Hadjute familjarisht.

    1. Bushat ky shkrim calon e kercet. Berisha ne 2011 evitoi nje 97 te dyte dhe beri shume mire sepse kostot e saj i mbajme mend te gjithe. Demostrata nuk ishte paqesore por e dhunshme dhe asgjesimi i policise nga protestuesit solli perplasjen e tyre me Garden e Republikes qe zbatoi ligjin. E djathta sot hesht ne respekt te familjeve te fakireve qe u vrane ne nje tentative per te marre pushtetin me dhune. Kjo nuk do te thote se i padenuari per nxitjen e dhunes ka “dekoraten” qe nuk paskerka vrare ne mungese te nje tentative te PD per te marre pushtet me dhune. Kete “dekorate” bushat-xhan ja sheh vetem ti me syzet e gjyshit.

      1. Nuk mund te vrasesh pa hesap, aq me teper qe njerezit ishin jo ne kryeministri por jashte. PD nuk evitoi asgje, se pas 2 vitesh humbi plotesisht. Pushteti eshte i popullit, dhe si ne te gjithe vendet e tjera demokratike mund te kishte proceduar per te gjithe ata qe do te hynin ne territorin e kryeministrise (askush nuk hyri). Sikurse mund te kishte dhene doreheqje dhe te ishin bere zgjedhje te prakohshme..Po ketu pushteti nenkupton bajraktarizem jo detyre per tu zbatuar..Bushati ka plotesisht te drejte sepse nese PD do jepte respekt dhe besim, tashme nuk do kishim Rame qelbesiren..Atehere Minister i brendeshem ishte Basha (qe nuk dha doreheqje), i cili me pare i kishte bere bisht prokurorise per vjedhjen e rruges se Kombit dhe me pas shkoi ne Ministrine e Jashtme ku beri gjemen e Detit..Tani kuptojme perse ne kemi akoma Ramen i cili me shume siguri paguan edhe Bashen!

        1. Qe kane hyre vete madje dhe me makine brenda dhe kane hedhur molotov e gure nga gardisteve dhe godines kjo eshte e filmuar por mbase ti ke pare pjesen qe te intereson. Berisha evitoi renien e shtetit se humbja e pushtetit eshte normalitet ne cdo demokraci. Me vjen shume keq per ata qe humben jeten dhe mendoj se nese policia do ishte pajisur me mire mund te evitohej por ne cdo vend te botes ku dhuna takon ushtarin ka viktima sepse ushtari nuk eshte polic. Pervec kesaj vete protesta ishte e pa justifikuar pasi prokurorise (ne ndryshim nga rasti Tahiri) ju plotesua cdo kerkese dhe Meta dha doreheqjen. E vetmja aresye pse Basha duhej te jepte doreheqjen ishte se nxori policine ne shesh te pa pajisur sic duhej, por ne kushtet kur krye organizatorit te dhunes nuk i hyri gjemb ne kembe, doreheqje e Bashes me duket e tepert.

          1. Zoteri e kuptoj qe jemi vullnet te mire, por ata qe u vrane ishin jashte. Asnje molotov nuk eshte hedhur. Eshte qelluar me gure, por edhe ne Izrael kur qellojne kunder palestinezeve, ka shkrepje paralajmerimi dhe pastaj me plumba gome. Garda ka nje status per rojen e insitucioneve dhe nuk eshte ushtar i thjeshte, paguhet mire pervecse ushtrohet vazhdimisht per keto detyra. Basha duhet te jepte me kohe doreheqjen, per garden per rrugen e kombit per detin etj etj..sikurse Tahiri..por cuditerisht vazhdoi te merrte detyra te rendesishme ne ate administrate duke i bere karshillek qytetareve edhe nepermjet arrogances se Berishes..Nuk mbrohet dikush me militantizem sepse militantet jane 10-20 e populsise dhe asnjehere nuk bejne shumice..Fakti qe edhe tani shume jane te dyzuar per bashen tregon shume gjera..Aq me teper qe eshte shume e dyshimte marreveshja me Ramen per zgjedhjet 2017..Personalisht do isha per ndryshim ne PD, ka plot njerez te mire ne te qe njerezit do ti votonin pa dyshim dhe pishmanllek..

      2. Harron Bushati qe policia ishte pa arme! Per ca leke qe hodhi Tom Doshi te ca ordinere qe gjuajten policine sa mundej u vrane 4 vete. Ata qe i kishin armet i perdoren o Bushat, ja keshtu beje analizen!!! Personalisht kam patur shoke police ne rrjeshtin e pare qe do e kishin shkrepur qe ne momentet e para, personalisht te kam pare dhe ty sa dhjaks je kur ju dridheshin duart bashke me Fevziun.e Tom Doshin filloje 21 janarin tjeter dhe me Ramen

      3. Është më se e vërtetë. Ata që kanë dy pare mend, e dinë kush i vrau me të vërtetë, ata fakir të dalldisur. Ai që bërtet më shumë ka shumë për të fshehur. Ata që heshtin, nuk duan që njerzit t’a përjetojnë përsëri atë mostruozitet të opozitës së asaj kohe. Prandaj bëni mirë,edhe ti, Bushati, mos të luani me njerzit dhe familjet e të vrarëve. Mjaft me dizinformime. Të gjithë e kemi parë atë që ndodhi në bulevard, dhe të gjithë e dimë, ku janë sot, ata që u akuzuan. Mos i kadhtisni të gjithë.

  2. Rri ,rri dhe kthehesh nga nje here ne indetitet o -Bushat-.Ti nuk do ta thuash se per te ditur e di qe kjo shpure ne qeverisje eshte e asaj pjelle qe te vriste naten dhe diten te bente deshmor.Krimineli kthehet shume here ne vendin e krimit dhe per te mbuluar krimin kthehet ne -vajtues-.Keshtu dhe EdvinPSIKO Skizofreni kete ben c’do vit.

  3. Disa dit para 21 janarit 2011,Edi Rama tha, Do ta bejme si ne Tunizi (gjakderdhje)Gramoz Ruci tha,
    Vdekjen nuk po e shikoni, e keni prapa deres… (drejtuar demokrateve ne parlament)Ne 21 janar 2011
    nja 200 cuba maloke kokpalare te paguar nga Tom Doshi me gure dhe drure i versulen policise te
    kryeministria. Nje kamion perplaset atje te dera kryeministrise per ta shkallmuar . Pjesa tjeter e
    demostruesve qendron pas tyre, pas demostruesve qendron Rama me kopene e tij te rilindasve me diploma fallco.Motivi i protestes – Nje video ku Ilir Meta zv. Kryeminister i Berishes bente pazare ne qindra mijra
    Euro me Dritan Priftin.Kur protesta po zbythej vriten 4 vete. Media te huaja hodhen dyshime te forta se u
    vrane nga afer (RAI, AFP etj)….…kaluan nja 2 vite dhe vjen Edi Rama ne pushtet bashke me Gramoz Rucin
    dhe…Ilir Meten e videos se famshme me Dritan Priftin! Por cudite ishin perpara. Ilir Meten e videos se 21
    janarit 2011, ky Edi Rama e ben…President te Republikes!!!Ky eshte 21 janari 2011 i Edi Rames. Beni
    mire ti kujtoni ca gjera qe mos vazhdoni akoma kete refren me 21 janar se dilni vetem ca trushplare nga
    Rama e asgje me teper.

  4. Mashtrimi i madh me krimin makaber te opozites socialiste te kohes, nen drejtimin e Edi Rames, me 21
    janarin 2011.Propaganda socialiste, ne stilin e themeluesve (serbo-sllave) te partise meme te tyre,
    bejne propagande me krimin e kryer nga po ata vete.Pak kronologji demaskuese: vetem disa jave me
    pare se te ndodhte protesta, ne dhjetor te vitit 2010, ish- kryeministri i kohes Sali Berisha paralajmeron publikisht Edi Ramen qe te heqe dore nga organizimi i nje proteste, qe sipas te gjithe te dhenave ishte
    ideuar, koncpetuar si e dhunshme dhe e pergjakshme; vetem pak ore para se te niste protesta e dhunshme
    e Partise Socialiste, mbremjen e 20 janarit 2011, ne emisionin Top Story te gazetarit Balla, Edi Rama
    shpall publikisht se diten e protestes do te kete gjakderdhje duke perdorur pikerisht keto fjale : ”
    Bulevardi Deshmoret e Kombit do te mbushet me kufoma , nese Sali Berisha nuk dorezon pushtetin”.
    Pak ore pas ketij kercenimi publik, ndodhi pikerisht ajo qe kishte deklaruar Edi Rama, por per fat te mire,
    nuk pati qindra apo mijera te vrare, ashtu sic deshironte Rama dhe socialistet, por vetem kater.Pak ore
    me pas protestes se pergjakshme te socialisteve, Ambasadori Arvizu flet per here te pare per nje “grup
    me nje axhende tjeter”, duke pasur parasysh me kete aradhen kriminale ne balle te protestes, qe kishte
    marre detyren per te shkaktuar gjakderdhje.Per kete grup kriminal, kishte punuar per jave e muaj te tere
    ne terren Sajmir Tahiri, duke i instruktuar sesi te vepronin, ne menyre qe gjakderdhja te ishte sa me e
    madhe.Me vone, kur socialistet erdhen ne pushtet, ky zoteri, krimineli Sajmir Tahiri, do te behej Minister
    i Brendshem, duke e kthyer ate ne nje organizate te mirefillte kriminale qe merrej me kujdestarine e
    kultivimit dhe trafikimit te hashashit shqiptar neper bote.Protesta e 21 janarit 2011 ishte nje proteste
    tipike naziste, jo fashiste, por, e theksojme NAZISTE. TE njejten gje paten bere edhe nazistet e Hitlerit
    ne vitin 1933, te cilet nje proteste qe duhej te ishte e zakonshme, e kthyen ne nje gjakderdhje, dhe te
    vraret me pas i shpallen martire…. njejte si me te vraret e 21 janarit ne Shqiperi 100 vite me pas.Protesta
    e nacional-socialisteve te Hitlerit ishte prologu i ardhjes ne pushtet te nazisteve ne Gjermanine e vitit 1933.Protesta e rilind-socialisteve te Rames ishte prologu i ardhjes ne pushtet te socialisteve ne
    Shqiperine e vitit 2013.Keto jane fakte. Kjo eshte e verteta e mashtrimit te madh. Kjo eshte e verteta
    e krimit te lemerishem, te ideuar e konceptuar me gjakftohtesi nga Rama dhe socialistet e tij.

  5. Une degjova Gazmend Bardhin dje dhe pa pike turpi i qendronte variantit qe po te shkosh te gardhi dhe ti gjuash policet me shkopinj vritesh. Nderkohe qe i bie qe kur i ekputen gishtat me kapsolle kesaj polices keta te Rames te dilnin me 12.7 dhe dhe flakhedhse

  6. Qe bushtati ben lojen e kurves, here me llullin, e here me doçin, kjo dihet por ajo qe nuk diskutohet eshte se ky si paraardhesit e tije eshte nje soc komunist i ndyre! Ndoshta nuk e publikon por une e them per te, e nuk me inrtereson, ta dine te tjeret po jo, perveç tije!

  7. Sa per 21 janarin o Bushat…….Sebeb I 21 janarin u be “blloku”.Dhe kur “Blloku” e Rama u bene bashke une nuk Kam degjuar qe ti te thuash gje per kete bashkim.Dhe si shkak I atij blokut,pjesa me agresive e turmes,komunista,hajdute dhe kriminele,me nxitjen direkte the E.R.u nisen per te marre godinen dhe pushtetin.Po te besh keshtu edhe ne Zélande apo Danimarke shteti te vret.Dhe ti kujton se E.R.ka dhembje per te vraret qe shkon e shtiret e behet qesharak ne gjunje.Perfundimisht Bushat ke nevoje me u bo intelektual ne kuptimin Sarter te fjales.Sa per E.R. qe sot e sulmon me arsenal berthamor, I tille ka qene edhe atehere kur to e siamezet e tu ngazelleheshit nga gjenialiteti i tij.E.R.or tu Bushat i Tille ka qene qe ne fétus e cdo dite te jetés se tij.

  8. @@@ Mashtrimi qeke loqe.Hollivudi beri dhe film per Familjen Berisha,me nevojtoret nuk ka,edhe Gerdecin Rama e beri?Rama ka faje te medha ,hajdut dhe I paftyre,por vrasjet ne Shqiperi Kane vetem nje Sali qe per pushtetin te vret dhe te pret.Meta hedh Valle ne Dy krahet,por hajdut me te shemtuar nuk ka.

    1. Po mor Toma po.mor bole kaqole,Hollivudi i din problemet tuaja familjare më mirë se sa ti vetë!
      Faji Gërdecit rëndon mbi Fatmir Mehdiun.
      Ilir Meta ishte ne koalicion me Berishen kur u vrane kater veta,ndersa Rama e beri aleat,por nuk
      i mjaftoi kjo,por e beri edhe President.Qe jan te korruptuar pothuaj te gjith politikanet,ajo dihet,
      por te korruptuar si Rama,nuk gjendet ne te gjith Boten.Mjer shqiptaret.

  9. @@@@@ Mashtro qeke vertet mashtrues,Fatmir Mediu punonte per Zenin dhe familjen,prandaj Saliu e shperbleu duke e bere deputet te nje partie qe nuk egziston fare.Edhe Fatmir Mediu nderroi mbiemrin nga Hoxha ne Mediu se kerkohej nga policia Italiane si fallcifikator dhe mashtrues.Bjeri ogares se e ke mire ,

    1. Hahaha….çfar punonte Mehdiu per Zenin,saldator?
      Mehdiu ishte Minister i mbrojtjes ne ate koh,prandaj pergjegjesia bie mbi ate.
      Fatmir Mehdiu eshte Kryetare i Partise Republikane qe ekziston.Paraardhesi i tij
      Sabri Godo ka qen gjithashtu deputet i Kuvendit te Shqiperise ne dy legjislatura.
      Fatmir Mehdiu rrespektohet edhe nga Rama ne misione diplomatike.Lexo7.12.2017
      “Ruçi në SHBA, takime me zyrtarët e lartë: Shqiptarët nuk e harrojnë kurrë…
      Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, ne kuader te vizitës zyrtare në
      Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të kongresmentit Robert Pittinger,
      u prit në një takim nga zëvendëskryetari i Nënkomisionit për Terrorizmin dhe
      Financimin e Paligjshëm, Robert Pittenger.Zyra per shtyp e Ruçit ben me dije
      se gjatë këtij takimi Ruçi shoqërohej nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë
      Socialiste, Taulant Balla, nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi
      Kodheli, nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane Fatmir Mediu,
      përfaqësues i opozitës, dhe nga deputeti Anastas Angjeli.

  10. Sikurse ndodhi ne Shkoder u egzekutuan demonstruesit ne menyre te atille qe sakush nuk mundi te zbardhte krimin dhe me pas iu faturua qeverise dhe u perdor per t’a rrezuar ate, dhe skema rezultoi me sukses.
    Po te analizosh 21 Janarin del ne nje konkluzion te qarte qe krimi u krye sipas nje skeme teper te ngjashme me ate te Shkodres.
    Demonstruesit u vrane nga vete PS me argumentat tashme teper bajate pistoleta thika e cadra ne distance te afert, dhe me pas vete “arkitekti” Sali mori frenat e ngjarjes ku me nje patos dhe bindje te pa diskuteshme akuzoi Edi ramen kundershtarin e tij me te forte ashtu sikurse beri me Ramiz Aline.
    Vini re nje fakt! Perse vrasjet nuk u kryen pikerisht ne kulmin e protestes!? Kuqendron hilja ketu?
    Skema kishte llogaritur momentin mbasi protesta ishte fashitur dhe bashke me te edhe gazetaret me mjetet e publikimit te ngjarjes. Por nuk funksionoi thjesht rastesisht, mbasi gazetari Hoxha po vazhdonte filmimet.
    Mbas publikimit te filmimeve Berisha me nje paturpesi te pashembellt doli me argumenta krejt te ndryshme nga cfare kish thene 8 ore me pare.
    Shkurt, si ne Shkoder ashtu edhe ne Tirane projektusi i vrasjeve eshte e njejta skeme dhe e njejta dore, e te pabesit kriminel Sali Berisha.
    Dhe keto nuk jane te vetme, koha ka per qene ajo qe do i tregoje gjithcka qe ka ndodhur.

    1. Pa shiko mirë o “historiani” enverist se edhe në pushkatimin e 26 vetave, elitës intelektuale e patriotike shqiptare, kur dikush hodhi një shashkë kundër ambasadës sovjetike, ti e Bushati mbase na e vërtetoni me “fakte” e pat organizuar “maloku” Sali Berisha që zbriti nga Tropoja në Tiranë me një valixhe druri.
      Po si nuk keni turp o mashtrues?
      Po sa njerëz të pafajshëm janë vrarë nga “miku i ngushtë” i Enverit Hysni Kapo ?
      Dhe jo se kishin protestuar kundër qeverisë komuniste por vetëm se kishin mbaruar shkollat në perëndim apo se ishin të pasur .

    1. Me cilin e ke ore debil?Po e pate me mua e ke kopil.O bole kaqole ,je idjot apo luan rrolin?
      Mundohet njeriu te sqaroi injorantin,por eshte e pamundur,sepse siç duket,nuk kupton shqip.
      Sa jan shtuar debilat.

  11. @@Mashtro X 2 loqe=Fatmir Mediu,nje qelbesire si Mediu qe e arrestuan ne Itali per fallcifikim te pasaportes(te cilin ky Z.Mehdi Hoxha e nderroi alias Mediu),nje plere qe s’ka asnje antar partie,pervec gruas dhe te afermve,nje medioker dhe hajdut.Mediu ka qene kapter i Saliut dhe u mundua shume qe ta fshehi djalin e tij por Aldo Bumci qe ishte minister ne ate kohe beri nje Fax zyrtar drejtuarZ.Sh.Berisha qe edhe u dokumentua por menjeher pushuan sekretaren sepse kjo si naive ja dha kete fax prokurorise.Per besnikerine qe ka ndaj Saliut i dhane nje kocke qeni,Partia Republikane s;ka asnje veprimtari ,s’ka asnje njeri,egziston njelloj si 26 parti te tjera qe shkruhen koti.Kur eshte data e shpalljes se republikes?

    1. O idjot,kupton shqip ti apo jo???!!!
      Ti qenke komplet bole !Te dhjefsha ty me gjith Fatmir Mehdiun dhe muterit si ai!
      Ik e budalla meso shqip,pastaj diskuto!

  12. Vrasja edhe ne keto rrethana eshte e papranueshme por ka ndodh edhe ne Greqi e France. Duhet zbardhur fakti nese eshte dhene urdher politik qe une mendoj se eshte dhene. Realisht pika me e ulet e PD. Nje veteinkriminim i panevojshem qe do ta perndjeke gjithmone.

  13. Ka shume te verteta ne shkrimin e Bushatit. Vetem se ka zgjedhur çuditerisht momentin kur opozita ka fiksuar daten e protestes. Dhe ne fund te analizes Bushati le te kuptohet se Rama eshte e keqja me e vogel. Ne fakt Bushati harron me dashje se kriminelet qe fitojne votât me lloj lloj intimidimesh e kercenimesh, Rama i solli ne kupolen e shtetit. Sikunder nuk ka ndodhur as ne kohen e Ramiz Alis qe pushteti siç po ben Rama sot, te dhunoj studenten. Sikunder nuk ka bere vaki qe nje gazetare investigative ti qellohet banesa me kallashnikov. Çdo parameter i rilindjes eshte ne renie, perfshire ketu edhe lirine e medias qe do duhej ta shqetesonte Bushatin. Megjithate nga nje i llastuar blloku si Bushati, nga nje i njomur i fondeve te Sorosit si Bushati, qe ka punesuar gruan ne Abi-Bank te parave te pista te Linda Rames, nuk mund te pritej gje tjeter. Bushati mund te kete aftesine te analizoj shume mire situatat, por ai nuk eshte i lire ne mendimet e tij…

  14. Alibia duhet hequr per te gjithe Bushat dhe per ju gazetaret e opinionistet. A ka te drejte shteti te vrase protestues? Po ka. Atehere kur dhe nqs protestuesit jane rrebele per pushtet dhe ne raste hipotetike te tilla ka te drejte. A vret shteti popullin per pushtet? Po shumicen e rasteve vrasin dhe se cajne fare. Prandaj jo cdo proteste eshte e njejte. Nuk mund te trajtosh protesten ne France prsh te dhunshme me te drejte, me protesten e 21 Janarit, jane krejtesisht te ndryshme. Apo protesten e 91 me 21 Janarin. Protesta e 21 Janarit eshte proteste e PSse per te mare pushtetin me dhune, jo proteste popullore, kaq gje beoj se pranohet nga te gjithe. Nuk do te ishte problem dhe po te qe militante protesta dhe partiake po qe se perlesheshin ne shesh me policine, por eshte tjeter gje te perleshesh ne shesh dhe tjeter te manaxhosh nje turme militantesh te futen ne kryeministri. Prandaj dhe opinjoni eshte i ndare pavarsisht argumentit moral qe kerkon te besh Bushat. Rrealiteti eshte qe Rama kerkoji te bej puc shteti dhe si pagese na hodhi ne ne tavoline, ne u vrame qe te merte pushtetin Rama, qe e ka katandisur ne ate derexhe qe as Saliu e asnje tjeter per 3 dekada nuk e katandisi dote, dhe ju gazetaret ju takon vetem te kerkoni te falur qe i dolet ne krah ketyre plerave atehere dhe vazhdoni te mbroni akoma teorine se protesta e 21 Janarit qe dicka e mire. Ju na shisni te vraret e 21 Janarit si heronj kur ne fakt nuk jane heronj. Jane disa fukerenj si ne, njerez hallexhinj me femij jetima, viktima tre here, nje here te manipuluar, nje here te vrare, dhe sote te keqperdorur, dhe fajtoret jane ata qe i manipuluan, ata qe i vrane dhe ata qe sote i keqperdorin.

  15. Edi Rama eshte po aq vrases i atyre 4 vetave sa eshte Sali Berisha o Z. Bushat. Ti kur do clirohesh nga makthet e Berishes qe te besh edhe ti nje analize te kthjellet e te qete per 21 janarin. Nese Berisha u be fajtor sepse vartesit e tij gjuajten kunder turmes, Edi rama eshte po aq fajtor per: mosdrejtimin e turmes ne porteste, nxitjen e dhunes, asgjesimin e policise, dhe mbi te gjitha: te SHPREBLIMIT TE GRUPIT TE ZJARRIT. MOS HARRO QE LLUPON E KA AKOMA KRYETAR PARTIE!!!

  16. MOS E BENI TERKUZE . 21 JANARI SHFRYTEZOHET POLITIKISHT EDHE PSE TE DYJA PARTITE KRYESORE JANE FAJTORE . ME FAJTOR ESHTE PALLOSHI I GJATE QE VDEKJET E TE PAFAJSHMEVE I SHFRYTEZOI PER TE ARDH NE PUSHTET DHE MENJEHERE PAS ARDHJES NE PUSHTET SHPERBLEU VRASESIT ME POSTE POLITIKE . KETU VETEM REVOLUCIONI BENE PUNE .

  17. bushat me 21 janar ishe edhe ti me mero bazen,andrea stefanin,mingjozin,preq zogajn,lubonjen qe i mbanit uturakun rames posht bythe.se paku hesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu