• |
ide | kryesore

Betimi i Ramës, reagon Presidenca: Meta i uroi suksese… (FOTO)

Lajme, Të fundit



Pas betimit të Edi Ramës si Ministër i Jashtëm, Presidenca ka shpërndarë një njoftim të shkurtër për mediat, si dhe pamje nga ceremonia, ku i pranishëm ishte gjithashtu edhe kreu i grupit të socialistëve, Taulant Balla. Ja cfarë shkruhet në njoftim.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme betohet para Presidentit të Republikës

22 janar 2019

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit të Ministrit të ri për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, e njëkohësisht Kryeministër, Sh. T. Z. Edi Rama, u betua sonte, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, duke i dorëzur dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Në ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *