• |
ide | kryesore

BIRN: Pasi shpërndau 1 miliard Euro, Rama tërhiqet nga koncesionet e pakërkuara

Kryesore, Lajme



Një projektligj i dërguar në parlament paralajmëron heqjen e mundësisë ligjore për “koncesione të pakërkuara” nga 1 korriku 2019, duke anuluar në këtë mënyrë mekanizmin ligjor më kontrovers të përdorur nga vetë qeveria përgjatë viteve të fundit.

rama- konference-kryeministri2

Projektligji me iniciativë nga Ministria e Financave thotë se qeveria nuk do të ketë më të drejtë ligjore të pranojë “propozime të pakërkuara” për koncesione të llojit të atyre që aktualisht i mundësuan të njëjtës qeveri të nënshkruajë mbi 1 miliardë euro kontrata ndërsa relacioni shoqërues shpjegon se ndryshimi ka ardhur si pasojë e “rekomandimeve” nga institucionet ndërkombëtare, të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

“Ky projektligj përcakton shprehimisht që pas datës 1 korrik 2019 nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë”, shkruhet në relacionin e publikuar në faqen në internet të Kuvendit të Shqipërisë.

“Referuar rekomandimeve të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, si FMN, Banka Botërore, SIGMA-OECD dhe duke marrë shkas se tendenca e shteteve ndërkombëtare gjatë viteve të fundit është ajo e reduktimit të propozimeve të pakërkuara kemi propozuar kufizimin e së drejtës së identifikimit e të zhvillimit të propozimeve të projekteve të koncesionit/PPP, nëpërmjet propozimeve të pakërkuara nga sektori privat,” thuhet në relacion.

“Me anë të këtij projektligji është propozuar që nga data 1 korrik 2019 të lejohen propozimet e pakërkuara vetëm për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror,” vijon më tej argumentimi i Ministrisë së Financave.

Qeveria aktuale është kritikuar në Shqipëri dhe jashtë saj për një mori kontratash koncesionare me vlera të konsiderueshme, të cilat janë realizuar ose me ligje të veçanta që shmangin konkurrencën dhe përcaktojnë paraprakisht fituesin, ose përmes “propozimeve të pakërkuara”, të cilat në praktikë eliminojnë konkurrencën dhe përcaktojnë me vendim qeverie një avantazh të pathyeshëm për propozuesin, duke e bërë garën pasuese thjeshtë formalitet.

Institucione të ndryshme, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, Departamentin e Shtetit të SHBA apo Komisionin Europian kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi format ekstraligjore të ndjekura nga qeveria aktuale për negocimin e kontratave koncesionare në kurriz të taksapaguesve.

Kështu, sipas FMN, “kuadri i punës së qeverisë për përzgjedhjen dhe priorizimin e projekteve të investimit, si dhe për vlerësimin e kostove dhe rreziqeve fiskale, mbetet i pamjaftueshëm,” dhe fondi pati kërkuar në fillim të vitit 2018 ndalimin e dhënies së koncesioneve të reja.

Sipas Departamentit të Shtetit, “përdorimi në rritje i kontratave të partneriteteve publike dhe private ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.”

Komisioni Europian detyroi qeverinë shtatorin e kaluar të heqë dorë nga ligji fillestar që parashikonte negocim privat me kompaninë Fusha sh.p.k për ndërtimin e një teatri kombëtar në shkëmbim të zhvillimit të një pjese të tokës publike të zënë nga ndërtesat ekzistuese të teatrit, për shkak se ligji sillte kufizim të konkurrencës.

Qeveria njoftoi të hënën më 21 janar tërheqjen nga faza e negocimit për kontratën më të madhe koncesionare të saj, atë për segmentin rrugor Thumanë-Kashar me distancë 21 kilometra dhe me kosto të përgjithshme prej 435 milionë eurosh, pa dhënë shpjegime për shkaqet që sollën anulimin.

BIRN



6 Comments

  1. Ed Karagjozi
    Keshtu eshte kur ke Kryeminister,
    nje kokezbathur mbi skulpture,
    qe merr borxh bolet e Davidit,
    dhe thote s’eshte plagiature.

    Me pall t’jetrit krenohet Edi
    dhe me kokën te pavlerë
    karin siper ka tek truri
    poshte trurin duhet t’lerë.

    Demagog si Koço Kodhima,
    jo piktor si Alush Shima,
    nje artist s’genjen kurre
    jo si Rama palo Burre.

    Nudo tha para elektoratit
    tani e tutje s’mle Partia,
    hallatet opozites i tregon
    dhe bythen nga Shtepia.

    Dhe kudo nje burre shteti
    duhet t’jete person serioz
    jo si Rama bythen jasht
    kampjon eshte si karagjoz.

    Zgjedhja ishte katastrofe
    Ramen per n’kryeministri
    skizoferni me kartele
    e ka vendin psikiatri.

    S’di se pse gjithmone gabojm
    qe nga koha me e vjeter
    naiv ne histori ne shkojm
    qahemi nga shiu,bijm ne bresher.

    Dhe Driteroi per Ed hajdaret
    do thonte ca fjale me mend,
    ne vendin tim e ne vendin tend
    nje i çmendur nje vend e çmend.

  2. nje miljard ku vetem ketij,lindes,gregorit e zahos ju takojn 50 perqind,po ato 20 perqinshat ne bashki per 13 vite,po ato te koaines,kanabisit ku jan.e di jua ka ber lesh e bar llojit anonimus,i pa emer,gr etj.

    1. Ari llogaritar…. Hahahahahah. Ja thoni ju te asaj partie per llogari. Na thuaj pak si jua kan mesuar tabelen e shumezimit te pd.

  3. Ti qift motrat PD more shkerdhat se nji popull qe nuk ka opozit ai popull mbaron me te tera, po qar rendesie ka se kush esht opozit PS apo PD mjafton opzozit, por ne si popull kshu jemi pthuuu rrac e keqe??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *