• |
ide | kryesore

Në restorantin e Guardiola nuk bëjnë ulje…as për Bernardo Silva!

Sport



Në ditët kur është cmendur merkato e në Europë të gjithë kërkojnë të rrëmbejnë pjesët më të mira, një nga emrat e fundit në dalje nga Anglia është ai i mesfushorit të Manchester City, Bernardo Silva. Portugezi është përfolur për një kalim tek Real Madrid por, i intervistuar nga Times, ka shpjeguar se ka ndërmend të respektojë kontratën me Citizens që skadon në 30 qershor 2022. Në Manchester ndihet mirë edhe pse…në në restorant ku shkon shpesh, e që i takon një grupi që sheh trajnerit e tij mes ortave pronarë, nuk i bëjnë ulje. E kjo nuk është e bukur.

Ish-lojtari i Porto e Monaco, mbërriti tek City në 2017 për 50 milionë euro dhe nuk është se fiton pak. Kushedi sa i shtrenjtë është restoranti i Pep, që quhet Tast. Si deklaroi Silva, në fakt: “Një herë shkova tek Tast, është shumë i mirë dhe goxha i shtrenjtë. Pep nuk bën ulje. Përkundrazi … paguajmë dyfish”.

Në Madrid, për tani, Bernardo Silva nuk ka ndërmend të shkojë: tek City luan, është një pjesë e cmuar e skuadrës, ka një rivalitet të nivelit të lojtarëve si Leroy Sané, Riyad Mahrez, David Silva e Kevin de Bruyne, duke qenë se portugezi mund të mbulojë rolin si në qendër ashtu dhe në krah. Kështu që cdo gjë mirë, por pas këtyre deklaratave, Guardiola, ndonjë ulje edhe mud tia bëjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *