• |
ide | kryesore

Nis gjyqi për krimin që tronditi Gjirokastrën, autori nuk shkon në seancën e parë

Lajme



Ka nisur në Gjykatën e Gjirokastrës seanca e parë gjyqësore për krimin që tronditi qytetin e gurtë tetorin e vitit të shkuar; vrasja e çiftit të bashkëshortëve Aleko dhe Afërdita Kosta. Ata u ekzekutuan nga kushëriri i tyre, Apostol Kosta, 75 vjeç.

Por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, autori i krimit nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Ai u përfaqësua nga avokati i tij Tahir Novi, ndërsa trupi gjykues përbëhej nga Albina Spaha, Arben Dosti dhe Mirela Iliopulli.

Organi i akuzës përfaqësohej nga prokurori Emror Kasaj. Seanca zgjati rreth 15-20 minuta, sa për të dhënë një informacion të përgjithshëm mbi çështjen. Gjykata kërkoi gjithashtu të njoftohej për të qenë i pranishëm edhe fëmija i çiftit. Seanca e radhës u caktua për datën 4 shkurt. Apostol Kosta vrau kushërinjtë e tij për një konflikt pronësor të mëhershëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *