• |
ide | kryesore

Piatek është lojtar i Milan: ja shifrat e operacionit

Sport



Milan-Piatek, është punë e mbaruar. Klubi kuqezi ka arritur në fakt akordin total me Genoa për 35 milionë euro plùs bonus në një zgjidhje unike e pa lojtarë në këmbim, që ishte nyja për tu zgjidhur për të mbyllur operacionin. Për sulmuesin polak është gati një kontratë për pesë vjet me Milan për dy milionë euro në sezon.

Në këtë mënyrë, Piatek është qendërsulmuesi i ri i Milan. Leonardo, Gazidis e drejtuesit e Genoa kanë bërë gjithcka përmes telefonit e mail. Për të arritur të zhbllokonte tratativën, Milan ka pranuar të paguajë 35 milionë euro pa lojtarë në këmbim. Piatek do ti nënshtrohet vizitave mjekësore e më pas do të firmosë kontratën e re (dy milionë plus bonus), duke e pessëfishuar pagën e tij aktuale.

Operacioni Piatek ishte i lidhur ngushtë me Higuain: argjentinasi tek Milan përfitonte 9,5 milionë në sezon e nëse do të blihej do të kushtonte 36 milionë të tjera, përvec 18 që ishin paguar për huazimin. Mes këtij sezoni dhe ato dy pasaradhës, kosto e Pipita do të kishte shkuar 111 milioni, përfshirë pagesën. Piatek ka një pagesë 2 milionë për 4 vjet e gjysëm të ardhshëm. Kartoni kushtoi 35 milionë. Në total polaku do ti kushtojë klubit kuqezi 53 milionë, më pas se gjysma në te vjet e Higuain.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *