• |
ide | kryesore

Rama tallet me studentët e Gazetarisë: Kush kazan do ju mbajë? Do na mbysni fare!

Lajme, Të fundit



Duke folur nga Elbasanit për Paktin e Universitetit, kryeministri Rama u ndal edhe tek punësimi i të rinjve. Ai tha se duhet të bëhet një balancim i tregut të punës. Ndërsa mori shembullin e gazetarëve, që sipas tij numri i pranimeve në këtë degë është shumë i lartë.

“Perspektiva e punës nuk mund të zgjidhet me punë shteti. Ne duhet të fillojmë të balancojmë tregun këtu. Ju jeni nja 100 veta për gazetarë në vit të parë. 100 veta për gazetari. Ku do shkoni mo vëlla, cili kazan do ju nxerë 100 veta. Edhe nga Elbasani 100, 100, 100, 100 janë 400 vetëm këtu, llogarite 200, 200, 200 atje…dmth do jeni mijëra njerëz që doni kazanin tuaj për të jetuar. Si i bëhet kjo punë?! Do na mbysni fare, do na shkatërroni, do bëhet një kazanhanë e madhe që nuk do ja dalim dot. Unë po mendoj si do vijë dita që kazani të marrë formë prej mermeri, ju doni ta bëni llamarinë komplet”, tha Rama



3 Comments

  1. Mos po flet per Temen e Mero Bazes ky “eurodit”…?
    Apo ka hallin e ERTV se nuk ka lek per pagat e “gazetareve” qe “paguan”…?

  2. Ore’ mbajeni se u iku,,,,Ky ne kuptimin e plote te fjales’ eshte i cmendur. Por ka dhe nje tjeter gje, qe ky sfazim i tije u pelqen servileve e zorraxhinjeve qe servilosen si krimba haleje. Ne fakt jane disa, por atyre duhet tu shihet vela e eres se nga e drejtojne. Keshtu, qe i mbetet shumices se popullit ta pedhosin kete te cmendur e ta shporrin nga ekranet e shtypi qe mos ti ndigjohet me zeri, e te mos i shihe me surrati si djali i Papa ndreut.

  3. Ata qe jane freshiste ndaji tek -ERTV-ja ,tek REPtv,tek -TVSH-me te shumtit ,tek Vizioni pak ande nga Tope Cenlli dhe disa ketej nga -Te fala Sandrit-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *