• |
ide | kryesore

Rama-Veliaj i shtojnë dhe dy kulla të tjera qendrës së kryeqytetit

Lajme, Të fundit



Dyshja Rama-Veliaj kanë firmosur për ndërtimin e dy kullave të tjera në qendër të kryeqytetit, pranë sahatit. Kompania e cila ka fituar të drejtën e ndërtimit të dy kullave është TD&Partners në pronësi të Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia.

Ndaj kryeministrit ka ardhur dhe akuza prej rradhëve të Partisë Demokratike, duke e gjykuar ndërtimin e kullave si pjesë të pastrimit të parave të kryeministrit Rama.

PD akuzon gjithashtu aksionerët e kompanisë së lojërave të fatit APEX, për këto ndërtime.

“Aksionaret e APEX, parate e bixhozit i shperndane ne disa shoqeri qe blene apo themeluan (Invest Society, Techno-Alb, TD&Partners, Golden Land, Linea Style), duke filluar nga 2016 e vazhdim.

Kontraktuan klientet e Rames, Anri Salen (51N4E) dhe Stefano Boeri-n (Archea Studio) per projektimin kullave ne bllok (2) dhe prane kulles se Sahatit. Kercenuan pronaret e truallit per te lidhur kontrate sipermarrje me ta, duke perdorur instrumentat e Bashkise Tirane. U pajisen me leje zhvillimore nga KKT, me firmen e Rames”, shprehet Jorida Tabaku.

Vulën përfundimtare për ndërtimin e dy kullave në Tiranë e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Po me firmen e Rames u favorizuan me VKM nr. 582/2018, te personalizuar, me kufizimin e zones se mbrojtur ne qendren historike, duke e rrudhur ate e duke ngulur piketat e kullave te bixhozit. Vulen ia vendosi Erioni Veliaj, duke miratuar lejen e ndertimit dhe shkaterrimit te qendres se Tiranes. Nder shume shoqeri qe kane pronaret Avdia/Abdi, perdorin njeren syresh, me 580 mln aktive, ne cilesine e shoqerise sipermarrese (TD&Partners)”, vijon më tej deputetja e PD-së teksa denoncon ndërtimin e dy kullave të reja.

 

 



8 Comments

  1. Shume mire kan bere. Dhe me shume duhet te bejn. Jo po do e bejn si dikur me kioska e me barake. Aaa se harrova dhe me tramvaj.

  2. Po si do te hyjne e dalin nga qendra e Tiranes me mijra makina? Po e ktheni Tiranen nga nje qytet me hapesira jetike e largesite e duhura ndermjet ndertimeve, ne nje qytet mesjetar tip kalaje.

  3. Une pronar dua ti rris vleren e prones qe kam,ashtu si beri tabaku me pronen e vet kur ishte nen kryetare bashkie,kjo per vete do po te tjeret

  4. Kush jeton dhe mendon te rrise dhe femijet ne kete vend, eshte deshmitar i nje masakre urbane qe po behet ne Tirane. Leje ndertimi pa fund, vend e pa vend, ku zihet cdo hapesire per tu bere pallate shumekateshe.
    Propoganda fallco, qe ben kryetari bashkise, se Tirana po behet qytet europian eshte aq e peshtire dhe qesharaka, sa cdo njeri qe vjen ne Tirane, jo me qe jeton, e sheh shume mire.
    Pas cdo peme qe mbillet, fshihet nje leje ndertimi. Kudo sheh ngrehina, gropa, vinca, toka te rrethuara dhe makineri te renda, qe duken vertet si shkaterruese te ketij qyteti. Po behet nje masaker , ne sy te gjithe qytetareve, dhe nuk ka reagim. Erion Veliaj do mbahet mend si shkaterruesi i ketij qyteti. Vetem ne zonen e kompleksit dinamo- diga liqenit, me sy te lire shikon nje katraure te vertete. Jane mbi 15 shumekateshe, te shpifura, qe i zene frymen e pamjet njera tjetres, zgeqe, nje percudnim ne kuptimin e plote te fjales. Sigurisht qe pastrohen parate e pista te droges se mbjelle masivisht keto vite.Nje oferte apartamentesh, ku cmimi me i lire 1.500 eu/m. Erion Veliaj, nje kryekusar, nje hajdut tipik i rilindjes, qe po e trajton kete qytet , si cifligun e tij. Keta duhen shporrur, si nje race e keqe, nje cet banditesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *