• |
ide | kryesore

Shkarkimet/ Rama po lan duart nga trashëgimia e Damian Gjiknurit

2018, Kryesore



Një nga ministret intimisht më të afërta të Edi Ramës, Belinda Balluku e ka filluar punën e saj me një fshesë spastruese, duke prerë një nga një kokat e drejtorëve më të rëndësishëm të erës së Damian Gjiknurit. Ikja e njërit prej ministrave më të pushtetshëm të qeverisë Rama 2 po shoqërohet me revansh të ngjashëm me ndryshim pushtetesh, ose me të njëjtën metodë që ndoqi Fatmir Xhafa, pas largimit të Saimir Tahirit.

Kështu nuk ishte rastësi që dje “dha dorëheqjen për arsye personale” drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci (foto lart ne mes). Por Gradeci që më sa duket ka pranuar të largohet me mirëkuptim, u shoqërua ditën e sotme nga shkarkimi i Afrim Qendros (majtas), në vend të të cilit u emërua Sonila Qato, në krye të drejtorisë së Rrugëve.

Deri këtu shpjegimi dukej i arsyeshëm. Të dy këta drejtorë ishin të përfshirë në tenderat me letra fallco të DH Albania. Por spastrimet e erës së Gjiknurit nuk kanë përfunduar këtu duke lënë të kuptohet se ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, do ti japë fund trashëgimisë të paraardhësit, natyrisht jo me kokë të saj.

Menjëherë pas shkarkimit të Qendros, Balluku shpalli edhe atë të Drejtorit të Portit të Durrësit Afrim Bakaj (djathtas) dhe zëvendësimin e tij me Genti Taren.

Pra vetëm brenda dy ditësh janë spastruar tre nga drejtorët më të rëndësishëm të vendit të njohur gjithashtu edhe si socialist të devotshëm.

Më pak se me gjithçka këto lëvizje mund të interpretohen si dorëheqje “për arsye familjare”, apo si kokëkrisje të ministers që sapo ka filluar detyrën dhe ende nuk është njohur me dosjet e punës së gjithësejcilit për mirë apo për keq.

Me shumë gjasë ato janë të urdhëruara dhe të vendosura nga Rama, i cili sipas zakonit të tij të vjetër duket se po lan duar nga çdo lidhje me Damian Gjiknurin.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Nuk eshte puna vetem te keta drejtore ku Rama duhet te nderhynte me shpejt.
    Eshte nje sistem i ndyre qe Rama e perforcoj me shume
    Jo vetem keta drejtore te medhenj, por edhe ata qe jane pjese e ketij stafi jane ordiner. Shko kerko ose me mire shko te sugjerosh dicka ne OSHEE, 30% – 40% te kerkojne pa iu dridhur syri. A ka , a i degjon Rama keshilltaret apo konsulentet e tij, apo te gjithe nje kazan…?

  2. Ketu eshte qelbur peshku nga koka. Nuk gjen nje drejtues dinjitoz. Te gjithe hajdute ordinere. Vuri femra, dhe drejtoret e vertete jane burrat, qe mbledhin dhe therrimet. Nuk eshte rastesi, eshte skeme e kryehajdutit RAMA. Nje administrate e shkaterruar me dashje. Jane zgjedhur njerezit me medioker dhe ordiner. Te gatshem per te firmosur, kercenuar e bere presion.

  3. Afrim Qendro eshte dora Rames.
    Asgje nuk eshte bere pa dijenone e te gjatit.
    Ftoj klsh dhe prokurorine te hetoj gjithe procedurat e tenderimit ne vlera te medha ne ARRSH dhe OSHEE, dhe vetem me kaq do kuptojme, babezine e Rilindjes. Nuk ka nevoje me thelle.

  4. Ajo fjala e urte qe kur mbreti vjedh nje veze obortaret e tij s’lene pule ne kotec eshte aktuale.Rilindja eshte nje sekt (bande) hajdutesh ku kapoja eshte ne KM. ketu Bashes i duhet te jape nje premtim popullit qe do beje transparente te gjitha tenderat publike (ku vjedhja eshte me e tmerrshme se hashashi per nga vlera),ku eshte vjedhur buka e gojes e njerezve te varfer te ketij populli me lloj lloj taksash te drejtperdrejta dhe te fshehta,me lloj lloj faturimesh.Ka me mijra familje qe ju eshte shkateruar jeta nga fukaralleku,me dhjetra mijra njerez ne depresion nga varferia,dhe kjo na mburej per rilindje.Tenderat publike te bera me negocim jane vjedhje direkte ,dhe te tille jane shumica e bere per rilindjen e qyteteve ku vlerat jane disa here me te larta se realet.Vetem duke ju premtuar njerezve drejtesi mbi pislleqet e Rilindjes vetem keshtu mund te vije ne pushtet opozita e cila per fat te mire ka ndryshuar fytyren e saj.Vetem duke denuar ata qe vodhen pa meshire buken e popullit fukara mund te ringrihet ky popull.Rilindjes i ka mbaruar ora e saj,eshte e zhytur ne korrupsion e pislleqe,ne krim,s’ka me ide dhe mban pushtetin nga frika e drejtesise te cilen mundohet ta kape me cdo kusht.Por ai qe i ben gropen tjetrit bie vete brenda thote populli,dhe kjo do ngjase shume shpejt

  5. Normal,te gjithe keshtu bejne,nderrojne perdet,lulet,shoferet dhe sekretaret.Vjedhja vazhdon,por japim ndonje Emer pule apo gjeli Po ujku aty eshte.Keto Jane shekullore.psh te gjithe Lezhianet dhe Skraparellinjte hane buke ne cdo sister,nuk nderrohen por riemerohen.

  6. Si mund te terhiqet Rama ne kete menyre.
    Do ishte dinjitoze qe ky kryeminister i papergjegjshem, mashtrues e demagog, ta merrte vete gjithe kete pergjegjesi, se eshte vete ai arkitekti i kesaj skeme. Nuk vjedh dot 30 milion eu, damiani vetem.

  7. Nuk e kuptoj ca presin minstrat e rinje qe nuk shkarkojne te gjithe drejtorat e emruar tash pese vjet.
    Prsh. ne Shkoder ka drejtore qe jane ba si sheike… Drejtori i bujqesise shkon ne pune me Q7….. gjithe naften e shtetit tash 5 vite e ka shit dhe perdore vetem per vedi thone disa zana nga nje ishpunonjes i tij tashma ne pension…. Me e bukura eshte se edhe gjeneratori i prishun (nuk punon prej vitesh) ka konsumu nja 5 000 litra nafte …. a ka shtet kund apo nuk do te kete ndonjehere..po keshtu edhe Drejtori i Tatimeve nuk ka ku i con leket etj. etj…. \
    Jane shume….

  8. KM delirant nga ekstremi ne ekstrem kalon se jane simptomat e semundjes. Vendosi per administrimin e shtetit nje PONI. I cili me aq sa mund te beje, vrapon si nje brace di ferro. Me ato kilet e veta i duket se po punon e ban namin.
    Po kjo karroca ekonomi apo shtet eshte e zhytur ne balte mbi rrota. Te mendosh qe per kete , qe ta nxjerresh nga balta, duhen nja 10 Haflinger, ky i semur vendos nje Poni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *