• |
ide | kryesore

Shkarkohet Afrim Qendro nga detyra e drejtuesit të Autoritetit Rrugor Shqiptar

Lajme, Të fundit



Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro është shkarkuar prej kësaj detyre. Në vend të tij, do të vendoset ish-ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato.

Pas shpërthimit të skandalit të “DH Albania”, Qendro ka qenë një prej emrave më të përfolur.

Ditën e djeshme, drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci dha dorëheqjen, edhe ai pas skandalit lidhur me “DH Albania”.

Kjo pasi kjo firmë mori tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjitike. Pas daljes së fakteve, tenderi u anulua.

Më 16 janar, Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ka dëshmuar për rreth 2 orë në Prokurorinë e Tiranës për marrjen e tenderit nga kjo firmë me dokumente të falsifikuara. Qendro ka mohuar kategorikisht se ka shkelur ligjin për tenderin dhe është shprehur para trupit gjykues se ka zbatuar vetëm ligjin.

Skandali me kompaninë Dunwell Haberman, nisi me shpalljen fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe, por aktiviteti ndërtimor i kësaj kompanie u pezullua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas publikimit të dokumenteve, në emisionin “Të paekspozuarit” në News24.

Sipas të dhënave të siguruara në faqen e Agjencisë së prokurimit publik, Operatori i Sistemit te Transmetimit i kishte dhënë kompanisë DH ALBANIA, një tender me vlerë 11 milionë euro (1 miliarde e 447 milionë lekë).

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti. Sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit. Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.



13 Comments

    1. Dikur ne nje koh jo shume te larget. Keta qe vidhnin ngriheshin ne detyr. Kurse kush vriste e perdhunonte behej deputet dhe minister, varej nga krimi qe kishe bere. Kush i kishte lyer duart me shume me gjak pretendonte per kryetar partie. NUK BESOJ TI KENI HARRUAR ATO VITE?

  1. Rama do te na mbush mendjen, qe nuk ka gisht ne kete afere. Si Enveri qe nuk dinte gje, dhe nuk mbante pergjegjesi ca kishin bere te tjere vartes te tij, “ne koke te vet”.

  2. Vjedhja e shekullit ne bashkepunim oligarki & qeverine duke fallsifikuar dhe firmat e politikaneve amerikane.
    Burg dhe sekuestrim i aseteve, keshtu do vepronte cdo shtet

  3. ky i hequr ishte sapo doli skandali. rrogen do kete marre diteziu. rilindasit nuk lene te pikoje asgje poshte. i duan te gjitha per vete. tani shkoi qato nje dele tjeter e bindur qe do firmose gjithçka vjen nga lart.

  4. Ky eshte modeli Rama. Perdori, konsumohi ne maksimum vartesit pastaj flaki si limon o shtrydhur. Te gjithe ketyre hajduterve me damke, kryehajduti i ka dhene garanci qe nuk do preken ligjerisht. Veprimet e mefshta , qartazi te ngadalta te prokurorise, per nje megaafere korrupsioni, kaq te hapur, tregojne qe kjo histori do arkivohet. Nje rast flagrant i mosndershkueshmerise, qe ky fallco kryeminister, e sulmoi aq shume tek paraardhesi i vet. Po trajtohemi si dele, dhe e gjithe kjo sepse nuk reagojme.

  5. E zuri haka e banoreve te unazes se re.
    Dhe haka Shqiponjes, simbolit te flamurit tone kombetare, qe keta e perdhosen me aroogance. I ngeci ne fyt Afrimit , Damianit, dhe AliBabes tyre.
    Per ju burgu eshte pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *