• |
ide | kryesore

Soreca: Shqipëria mos ta marri si të mirëqenë hapjen e negociatave në qershor

Lajme, Të fundit



Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka paralajmëruar qeverinë shqiptare duke deklaruar sot se ajo nuk duhet ta marrë si të mirëqenë vendimin pozitiv të BE-së për hapjen e negociatave në qershor të 2019-ës.

Në ceremoninë e hapjes së Presidencës Rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian, Soreca u shpreh se ka pak kohë, por shumë punë për të bërë me reformat, e veçanërisht me luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar.

“Ajo që shtetet anëtare presin nga Shqipëria u tha qartë qershorin e kaluar: Të konsolidojë progresin në përparësitë kyçe dhe veçanërisht të japë rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

BE ka mirëpritur shumë këto zhvillime të fundit, por duhet bërë më shumë.  Koha është thelbësore dhe vendimi i qershorit nuk duhet të merret i mirëqënë. Nuk ka mbetur shumë kohë deri në etapat e ndryshme të pranverës do të ishte një gabim për Shqipërinë që të mos fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë vendi gjatë muajve të ardhshëm për tu paraqitur plotësisht i përgatitur”-tha Soreca.

Ambasadori i BE-së i ka bërë apel edhe partive politike që të dialogojnë, sidomos sa i takon arritjes së konsensusit për reformën zgjedhore.



2 Comments

  1. JU NXI BYTHA KETYRE SE CA THUA TI O SOREKA . KETA KETE DUAN , TE LIVADHISIN DHE TE TALLIN KOQET ME KETE POPULL HAJVAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *