• |
ide | kryesore

Sorrentino portieri që mundi dy herë Cristiano Ronaldo: “Më joshte ideja ti prisja penalltinë”

Sport, Video



Stefano Sorrentino është i dëshpëruar për humbjen e Chievo përballë Juventus, por në anën tjetër mund të jetë krejtësisht i lumtur individualisht. Nuk është e cdo dite ti presësh penalltinë Cristiano Ronaldo. “Cfarë provova pas penalltisë? U nervozova me arbitrin, mund të mos e jepte – shpjegoi portieri i pari që ndaloi CR7 nga pika e bardhë në Serie A -. Do preferoja të mos e prisja penalltinë e të coja në shtëpi pikët…”.

“Më pëlqente idea ti prisja penalltinë Ronaldo, merita është e punës që bëjmë me përgatitësine portierëve “, shtoi portiere që në mars do të mbushë 40 vjec. Në fakt, Sorrentino ishte edhe portieri i parë që ndaloi portugezin të shënonte në ndeshjen debutuese, edhe pse Ronaldo goditi portën 13 herë, duke gjetur në të gjitha rastet mbrojtësin extreme të Chievo, të gatshëm të bllokonte. Por kush e mendonte se për CR7 kthimi do të ishte edhe më i keq… Sorrentino e mposhti edhe nga 11 metra…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *