• |
ide | kryesore

Syzet e thyera dhe frakturë në hundë nga CR7. Tifozja viktimë: “Je idhulli im, më fto për darkë”

Sport



Një goditje e plotë në fytyrë nga… Cristiano Ronaldo! Syzet e thyera, disa dëmtime të dukshme dhe frakturë në hundë: por kampionit portugez ia falin edhe këtë. Protagoniste e ngjarjse është Elena Di Martino, tifoze bardhezi mbrëmë në stadium për të ndjekur sfidën mes Juventus e Chievo: gjatë nxemjes një top i goditur nga CR7 e ka kapur plotësisht në fytyrë, padashje, tifozen.

“Të marrësh një goditje me top në fytrë nga CR7 gjatë nxemjes nuk ndodh gjithnjë … Deri në fund. E falenderoj miqtë në stadium për mbështetjen”. Ky është mesazhi në facebook i tifozes juventine që, e intervistuar nga Corriere della Sera, ka shtuar me shaka, por jo shumë: “Cristiano është idhulli im. E pas kësaj goditje pres të paktën një ftesë për darkë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *