• |
ide | kryesore

Vetëtima Bolt i jep lamtumirën futbollit: “Ishte e bukur, për sa kohë zgjati”

Sport



Usain Bolt arkivon përfundimisht ëndërrën për tu bërë futbollist. “Karriera sportive u mbyll – ka shpjeguar ish-kampioni olimpik për Reuters – Ishte një eksperiencë e bukur. Më pëlqeu shumë të isha në një skuadër, ishte shumë ndryshe nga atletika dhe ishte shumë zbavitëse sa kohë zgjati”. Xhamaikani, që u largua në nëntor nga australianët e Central Coast Mariners, tashmë do ti dedikohet vetëm biznesit.

Një karrierë vërtetë vetëtimë ajo e rekordmenit botëror në 100 e 200 metra, që provoi të kurorëzonte ëndërrën e tij për tu bërë futbollist profesionist, pasi i dha lamtumirën atletikës në gusht të 2017. Ambicja nisi me provën tek Borussia Dortmund në mars të 2018, e pastaj në qershor 20 minuta në miqësoren me norvegjezët e Strømsgodset përpara kalimit në Australi.

Ata që i dhanë një shans ishin Central Coast Mariners, me të cilët shënoi edhe dy gola në miqësore, por raporti më të cilët u ndërpre keq kur u fillua të flitet për para. Xhamaikani kërkoi 3 milionë euro e australianët ia mbyllën derën në fytyrë në nëtor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *