• |
ide | kryesore

(VIDEO) Si gënjeu Rama për përfundimin e autostradës Tiranë-Elbasan

Kryesore, Lajme



Edi Rama premtoi më shumë sesa një herë në mars të vitit të kaluar se stërzgjatjes së punimeve në autostradën Tiranë-Durrës do ti vinte fundi brenda vitit 2018.

Një herë në kryeministri dhe një herë tjetër në një nga takimet e bashkëqeverisjes në Elbasan, Rama këmbënguli në përfundimin e punimeve në dhjetor.

Përpos deklaratës zyrtare në kryeministri, gjatë një takimi me qytetarët për bashkëqeverisjen e vendit ai shkoi edhe më larg në show-un e tij. Ndërsa një socialist i Elbasanit e pyeti se çdo të bëhej me përfundimin e rrugës, ai e kaloi topin tek Damian Gjiknuri, koka e të cilit “do të pritej” nëse autostrada nuk do të hapej me kapacitet të plotë brenda 2018-s.

“Sot është marrë vendimi që mbaron deri në fund të vitit, ai e ka në dorë vetë…o ta mbarojë, o të mbarojë”, u shpreh Rama.

Ai nuk e harroi këtë premtim edhe në fund të këtij viti kur u shfaq përballë gazetarëve në ‘Dritare me Rudinën’. Pyetjes së Andi Telës, pas një psherëtime të gjatë: “ooooo …Zot”, – ai i’a ktheu me vendosmëri se gjithkush mund të kalonte pa devijime në autostradë.

Por përbetimet para publikut ishte e qartë se nuk mund të realizoheshin. Vetë Damian Gjiknuri, në nëntor të vitit të kaluar deklaroi se punimet do të vazhdonin deri në pranverë të 2019-s. Megjithatë, ky i fundit qëndroi në detyrë edhe pas kësaj deklarate. Ai as u penalizua dhe as nuk u kritikua nga kryeministri për këtë gjë.

Do duhej protesta e studentëve që e tronditi thellë qeverinë që sëbashku me 7 ministra të tjerë, Damian Gjiknuri të shkarkohej nga Rama në fund të vitit. Por, kryeministri nuk argumentoi shkarkimin e tij si pasojë e mospërmbushjes së premtimit për autostradën Tiranë-Elbasan. Përkundrazi, Damian Gjiknuri mori lëvdata nga Rama për punën e tij 5-vjeçare si ministër.

Sot, Rama shkoi të inspektonte punimet tek autostrada. Ai përmendi edhe një herë të gjitha difektet e qeverisë Berisha, rrugën e bërë pa plan dhe për efekte ekektorale, kostoja e së cilës kishte vajtur dyfish, sikur të gjitha këto të mos i kishte ditur kur dha premtimin e marsit 2018 se do ta përfundonte rrugën në dhjetor. Pas sygjerimit të kryeinxhinierit të projektit se një kah do të hapej në mars dhe si e tërë autostrada do të hapej në maj, Rama pohoi.

“Në mars është mirë të hapet njëra anë, pastaj në maj të mbarojë e gjitha” – tha ai duke bërë sikur e kishte haruar se çfarë pati premtuar disa herë rresht vetëm 8 muaj më parë.

Tani mbetet të presim ose muajin maj, ose një kokë tjetër të perë për të shuar zhgënimin e njerzve.

©Lapsi.al 



11 Comments

  1. Akoma nuk u mesuat me Ramen?! Premtimet per te vjedhur sa me shume i ka mbajtur, kjo ka rendesi per te. Te tjerat thote sa per te kaluar rradhen si garip ‘vlleh’ qe eshte.

  2. Po ai esht super mashtruesi me i madh ne bote kurse ka ca legena roze qe per vete jane super mashtrues dhe super hajdut dhe i thone popullit te gjor se ky na qenka me i miri ????

  3. Per perfundimin e autostrates Tirane – Elbasan genjeu Saliu i cili e inaguroje gjoja te mbaruar per shkak te fushates elektorale qe fillonte ato dite dhe ja “ngeci” Rames. Sali Gerdeci i ka bere shume te keqija ketij populli, bile edhe e ka vrar prandaj shpresojme te japi llogari nje dite.

  4. Per perfundimin e autostrates Tirane – Elbasan genjeu Saliu i cili e inaguroje gjoja te mbaruar per shkak te fushates elektorale qe fillonte ato dite dhe ja “ngeci” Rames. Sali Gerdeci i ka bere shume te keqija ketij populli, bile edhe e ka vrar prandaj shpresojme te japi llogari nje dite.

    1. Po flasim per ramen o te q.ift derro m.otren e r.opt ku ti kesh, akoma e do kete njeri, ne p.dh te ropve te veje saliu, pse do e mbajme ne kurriz kete deri sa te vdesi saliu

  5. Salish komentuesi edhe ti jd prej atyre qe ihan mutin Sali Berishes edhe spo ngopesh ha te befte mire po jepi edhe pak Ram derrittt

  6. ik ne qenef o bastard,saliu deklaroi tunelin e perfunduar e jo rrugen.me 300 metra rruge edbibi merret qe 30 vite.

  7. Po akoma me Saliun o robqir te rrilindje prostitutes si s ju vje turp more po ju ngjyr rozet jeni mesuar ti dergoni femrat ne radh te moter qiret e zyrave te sotshem prandaj rrini urt si e flliqet kombin ton krejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *