• |
ide | kryesore

Vuçiç takon së shpejti Angela Merkel-in, temë e diskutimit do të jetë Kosova

Lajme, Të fundit



Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deri më datë 25 janar do të qëndrojë në Davos, ku do të bëhet pjesë e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.

Lideri serb, do të ketë një takim dhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Gjatë këtij takimi, “Kurir” shkruan se Vuçiç dhe Merkel do të diskutojnë për Kosovën.

“Merkel tregon interes personal për Serbinë dhe rajonin, ajo dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Temat e bisedimeve do të jenë Kosova dhe ekonomia. Gjithashtu edhe vizita e re e saj në Beograd”, shkruan gazeta.

 



1 Comment

  1. kushdo ,qe do te hyje ne pazare kunder kombit shqiptare shqiptareve do tu paguaj ,shtrejt ,ate dem bashke me te shukuaren e historise ,kete ta maje si veth ne vesh ,ky koment eshte thjesht si perkujtim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *